Kriza, Bundestagu miraton paketën e shpëtimit
Dhoma e ulët e Parlamentit gjerman ka aprovuar paketën prej 750 bilionë eurosh, përmes të ciles Berlini do të kontribuoje për shpëtimin e eurozonës.
Edhe Dhoma e Larte pritet që të mbështesë kontributin e Gjermanisë deri në 148 bilionë.
Kancelarja Angela Merkel është prballur me një opozitë të ashpër për qëndrimin e saj për të ndihmuar Greqinë dhe ekonomitë e tjera të dëmtuara të BE-së.
Por ajo ka paralajmëruar se monedha e përbashket do të jetë në rrezik nëse nuk do të ndërmerret një aksion i fuqishëm.
Votimi i paketës, e hartuar për të mbrojtur financat e vendeve të eurozonës që ndodhen në vështirësi, vjen në një moment kur ministrat e Financave të BE do të mblidhen në Bruksel për të diskutuar mbi mënyrat e parandalimit të përsëritjes së krizës greke.