E Diel, 1 Nëntor 2026

UGK denon kercenimin ndaj TV Klan Kosova

Prishtine 10 nentor NOA - Unioni i Gazetareve te Kosoves denon ashper sjelljen jokorrekte dhe kercenimin ndaj drejtuesve te TV Klan Kosoves nga ana e perfaqesuesve te LDD-se. Sulmin ne vendin e punes ndaj gazetarit Haxhiu UGK e konsideron si te pa pranueshem dhe si cenim te drejtperdrejte te lirise dhe punes se gazetareve.

Aktet e tilla jane te pa pranueshme dhe goditje e rende ne profesionin e gazetareve.

Keto veprime jane nje mesazh dhe porosi e qarte se ne cfare gjendje te rende eshte vene puna e gazetareve dhe nje deshmi e gjalle e degradimit te lirise se shprehjes dhe lirise se medieve thuhet ne deklaraten perkatese te UGK-se.

Duke shtuar se Unioni i Gazetareve te Kosoves UGK i bene thirrje edhe Policise se Kosoves PK qe te jene me vigjilent ne mbrojtje te gazetareve dhe te medieve sidomos ne kete kohe kur edhe pritet qe te filloj fushata zgjedhore ne menyre qe tu mundesohet kryerja e punes ne menyre profesionale.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›