Vetevendosje edhe 3 takime te reja me banoret

Prishtine 10 nentor NOA - Ne vazhden e takimeve qe po mban ne tere fshatrat e Kosoves Levizja Vetevendosje mbajti dje tri tubime me qytetare ne tri qendra te ndryshme te Kosoves. E para ishte ne fshatin Gacke te komunes se Ferizajt ku te pranishem ishin aktivisti i Levizjes Vetevendosje Xhelal Svecla dhe profesori i filozofise politike ne Universitetin e Tiranes Elvis Hoxha.
Ky i fundit tha se pika e pare qe duhet ta bejme eshte bashkimi me Shqiperine sepse Kosova duhet ta kete kete te drejte. Me krijimin e intelektualeve me te medhenje qe dolen gjate viteve 1912 e kendej ndodhi ndarja ndermjet shqiptareve gradualisht po behet nje ndarje edhe me madhe se ajo qe ndodhi pas vitit 1912.
Ne duhet te kemi raporte reciproke vetem me ata qe na njohin si sovran. Negociatat e fundit jane te tmerrshme ne fakt negociatat nuk do duhej te ishin ndermjet Serbise dhe Kosoves por ndermjet Shqiperise dhe Serbise. Levizja Vetevendosje eshte levizje e nuk eshte parti politike dhe kjo na bene qe ta ndryshojme edhe kushtetuten pra ne duhet te nisemi nga logjika E kam mire duhet ta bejme. Ne jemi mjeshter per lufte por nuk kemi mjeshter per paqe. Kosova eshte vend i gjithe Shqiptareve tha ai.
Nga ana tjeter aktivisti i Levizjes Vetevendosje Xhelal Svecla u shpreh para vendasve se Levizja VETEVENDOSJE me 12 qershor ka marre vendimin te dale ne zgjedhje vendim i cili nuk ka qene i lehte por ka ardhe si rezultat i nevojes se qytetareve.
Dy gjerat me negative qe mund te ndodhin tek ne jane bisedimet me Serbine dhe privatizimi neoliberal te cilat duhet ti ndalim. Ky nuk eshte privatizim por eshte plaqkitje. Sa me shume qe shesin asete te rendesishme aq me shume marrin ryshfet qeveritaret nese ne nuk kemi te drejte me i udheheq resurset tona ne nuk jemi ovran. Nese nuk mendojme gjate gjithmone do te jemi humbes theksoi ai.
Ndersa tubimi i dyte u mbajt ne fshatin Firaje komuna e Shterpces ku mori pjese profesor Hysamedin Feraj i cili foli per programin politik te Levizjes dhe mbi gjendjen politiko-ekonomike dhe sociale ne Kosove.
Ne kete tubim u antaresuan 28 anetare te rinj nente prej te cileve perbejne Keshillin e Zhvillimin te Pikes se Levizjes ne kete fshat.
Nderkaq tubimi i trete u mbajt ne fshatin Hajvali ku ishin te pranishem rreth 100 banore te ketij fshati nga te cilet 61 u anetaresuan ne Levizjen Vetevendosje.
Programi politik i Levizjes u shpalos ne pika te shkurtera nga aktivisti i Glauk Konjufca duke u fokusuar ne ceshtjet te cilat i preokupojne qytetaret e fshatit Hajvali.
n.e/NOA