E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushate per Presidentin

Procesi zgjedhor per Kryetar te ri te Lidhjes Demokratike te Kosoves po del nga binaret e nje gare te barabarte per te gjithe pretendentet.

Megjithese ishte paralajmeruar nga zyrtare te larte te LDKse se asnje nga kandidatet per kreun e partise nuk ka te drejte te beje fushate dhe te kerkoje perkrahje neper dege dhe nendege ky premtim eshte thyer nga te njejtit njerez.

Se pretendenteve per kreun e partise nuk u lejohet te bejne fushate qe nga hapja e kesaj gare me 10 shtator ne vecanti eshte theksuar pasi Bujar Bukoshi beri te ditur se synon karrigen e Kryetarit.

Anetare te Kryesise se LDKse qe mbajne edhe poste te larta ne institucionet e Kosoves po e shfrytezojne hapjen zyrtare te zgjedhjeve ne dege dhe nendege anekend vendit per te kerkuar haptazi mbeshtetje per Fatmir Sejdiun.

Pavaresisht se Kryetari i ngrire ende nuk e ka te sigurt nese i lejohet te shpalle kandidaturen per shkak te procesit ne Gjykaten Kushtetuese mbeshtetesit e tij po kerkojne edhe nje mandat per te ne struktura te partise.

Me i zeshmi deri me tash ka qene Nenkryetari i Pare Eqrem Kryeziu. Ai pervec qe personalisht eshte rreshtuar pas Sejdiut te dielen ne nje takim me zyrtare te LDKse ne Prizren ka deklaruar se rizgjedhja e Fatmir Sejdiut eshte e nevojshme per stabilitetin e kesaj partie.

Para kryetareve te nendegeve dhe krereve te deges se kesaj partie ne Prizren Kryeziu ka bere fushate qe Sejdiut ti jepet edhe nje mandat. Sipas tij nen udheheqjen e Sejdiut LDKja jo vetem qe ka stopuar humbjen e vazhdueshme te votave qe nga paslufta por ne zgjedhjet e fundit ka shenuar edhe ngritje.

Shkrimin e plote mund ta lexoni ne Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›