Lufte ne LDK Bukoshi dhe Sejdiune gare per partine
PRISHTINE-Nis lufta per pushtet ne Lidhjen Demokratike te Kosoves. Deri tani eshte shpallur vetem nje kandidature ajo e ish-kryeministrit ne mergim Bujar Bukoshi por ne plan eshte edhe ajo e presidentit Fatmir Sejdiu. LDK-ja qe aktualisht eshte partia e dyte ne Kosove per me shume se 15 vjet u drejtua nga lideri historik i saj Ibrahim Rugova. Pas vdekjes se tij drejtimin e partise e mori Fatmir Sejdiu. Ai fitoi ne nje gare te ngushte me ish-kryetarin e Kuvendit Nexhat Daci rezultat qe me pas coi ne ndarjen e kesaj force politike. Kryetari i Prishtines Isa Mustafa ka kerkuar daljen e Lidhjes Demokratike te Kosoves nga koalicioni aktual qeverises me Partine Demokratike si dhe mbajtjen sa me shpejt te zgjedhjeve te pergjithshme ne Kosove. Ne nje interviste ekskluzive per BBC-ne Mustafa tha se LDK-ja do te duhej te ishte ne opozite dhe te ndikonte me fuqishem per ndertimin e nje shteti ligjor. Isa Mustafa ka fituar mandatin e dyte ne zgjedhjet lokale ne Prishtine ne nentor te vitit te kaluar. Deklaratat e tij per koalicionin qeverises aktual pasojne fillimin e zgjedhjeve brenda LDK-se dhe emri i tij eshte lakuar si nje prej kandidateve te mundshem per kryetar te partise. Por ai ka lene te kuptohet se kandidimi i tij varet shume nga rrjedhat brenda partise dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese per postin e ngrire te kryetarit te LDK-se nga presidenti Fatmir Sejdiu.
d.b/BalkanWeb
d.b/BalkanWeb