E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

UKRAINË – Centralet bërthamore reduktojnë prodhimin pas sulmit rus

KIEV, 13 dhjetor /ATSH-DPA/- Ukraina u detyrua të reduktojë sot prodhimin nga centralet e saj bërthamore pas një sulmi masiv rus në rrjetin e saj energjetik.

“Pesë nga nëntë reaktorët operues të vendit u prekën në mënyrë indirekte”, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) në X.

Presidenti Volodymyr Zelensky i përshkroi sulmet gjatë natës, të përbërë nga më shumë se 90 raketa dhe pothuajse 200 dronë luftarakë, si një nga sulmet më të mëdha në rrjetin e energjisë ukrainase.

Tre centralet bërthamore ende nën kontrollin e Ukrainës – Rivne, Khmelnytskyi dhe Ukraina e Jugut – nuk ishin në shënjestër, por luhatjet e mëdha të tensionit në rrjet dhe goditjet në sistemet energjetike i detyruan zyrtarët të reduktonin prodhimin.

IAEA me qendër në Vjenë ka paralajmëruar vazhdimisht se sulmet në mënyrë indirekte rrisin rrezikun e incidenteve bërthamore.

Centrali tjetër bërthamor i Ukrainës, Zaporizhia, është pushtuar nga trupat ruse që nga viti 2022 dhe aktualisht është jashtë funksionit.

Si rezultat i dëmtimit të rrjetit, ndërprerjet e planifikuara më parë të energjisë elektrike duhej të shtriheshin në shumë pjesë të Ukrainës. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›