UKRAINË – Zelensky i kërkon Perëndimit ndalimin e përdorimit të komponentëve të huaj në dronët rusë

KIEV, 1 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bën thirrje partnerëve të tij perëndimorë të ndërmarrin veprime më të rrepta kundër shitjes së komponentëve elektronikë të ndaluar në Rusi.
Zelensky tha se kishte folur me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Kiev, duke u treguar atyre pjesë të rikuperuara nga dronët dhe raketat luftarake ruse.
“Asnjë nga këto raketa nuk do të ishte e mundur pa komponentë nga vende të tjera, të dorëzuar në Rusi përmes skemave të ndryshme të furnizimit”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij.
“Çdo skemë e tillë furnizimi duhet të bllokohet dhe kjo varet nga partnerët tanë”, tha ai .
Specialistët ukrainas kanë gjetur kohët e fundit shumë komponentë elektronikë nga Kina në dronë luftarakë rusë që janë prodhuar fillimisht në Iran.
Pekini nuk po merr pjesë në sanksionet teknologjike kundër aleatit të saj Moskës.
Megjithatë, komponentë nga vendet evropiane ose Shtetet e Bashkuara gjenden gjithashtu vazhdimisht në armët ruse, megjithëse eksporti i tyre në Rusi është i ndaluar. /Ad.Ab./