UKT dërgon në Përmbarim 31 subjekte debitorë

Rreth 31 subjekte private dhe familjarë të cilat janë debitorë në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës janë dërguar nga kjo e fundit në Zyrën e Përmbarimit. Pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës për shlyerjen e detyrimit të abonentëve familjarë dhe privatë ndaj UKT-së tashmë pritet të nisë edhe puna e Zyrës së Përmbarimit për ekzekutimin e vendimit të gjyqësorit.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës ka deklaruar se borxhi që këto subjekte i kanë kësaj ndërmarrje kap shifrën e 580 mijë dollarëve ndërsa ka paralajmëruar se do të dërgohen në Zyrën e Përmbarimit edhe 29 subjekte të tjera.
UKT-ja ka theksuar se nuk do të tolerojë asnjë shkelje qoftë të ndonjë subjekti privat apo familjar duke shtuar se zbatimi i ligjit është i njëjtë për të gjithë.