E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekimi shtysë për shitjen e banesave

 Presidenti i Konfindustrisë, Hajredin Fratari, vlerëson këtë nismë të Bashkisë Tiranë, si një mundësi që do t’u japë mundësi të gjithë qytetarëve që të kenë një shtëpi, duke i hapur rrugë të gjithëve që të marrin kredi në banka.

Ky projekt, citon Ftarari, vjen në një kohë kur "Vështirësitë që hasim aktualisht kërkojnë një vëmendje dhe një bashkëpunim më të gjerë, për të kapërcyer ngërçin e përkohshëm dhe për ti dhënë qëndrueshmërinë në kohë industrisë së ndërtimit".

"Një pallat i hipotekuar i jep kolateral të garantuar qytetarëve që ti drejtohen bankave për të marrë paratë e nevojshme për të blerë banesën", thekson Fratari, duke nënvizuar se ndërtuesit vlerësojnë si pozitive edhe proçedurat lehtësuese, për marrjen e lejes së ndërtimit çka u jep me shumë hapësira për të operuar në këtë sektor.

Në emër të "Konfindustria Shqiptare" që është shoqatë e pavarur e sipërmarrësve të bashkuar shqiptarë të sferës së ndertimit, prodhimit dhe ofrues të shërbimeve, Presidenti Fratari, ndër të tjera vlerëson pozitivisht edhe miratimin e planit të ri rregullues për Kryeqytetin nga Bashkia Tiranë, sipas të cilit, i hapet rrugë zgjerimit të hartës së ndërtimeve dhe për rrjedhojë edhe lejeve të reja të ndërtimit'. /Start/

                                                                                             2011-10-30 14:07
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›