E Shtunë, 31 Tetor 2026

UKT për ERU: Rritje të çmimit të ujit

Me shumë mundësi kryeqytetasit vitin e ardhshëm do të paguajnë 80 përqind më shumë për çdo gotë ujë që do të pijnë .Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës Sahit Dollapi ka zyrtarizuar atë që përflitej prej kohësh, duke kërkuar zyrtarisht rritjen e çmimit të ujit.

Sipas kategorive të propozuar nga Ujësjellësi për Entin Rregullator të Ujit kërkohet që për popullsinë e thjeshtë një metër kub ujë të shkojë nga 33 lekë në 55 lekë, për entet buxhetore nga 110 lekë për metër kub të shkojë në 150 , për entet private nga 120 lekë në 150, për prodhimin e pijeve alkoolike nga 140 në 200 lekë për metër kub, për furrat e bukës çmimi të mbetet i pandryshuar me 95 lekë për metër kub dhe për shitjen me shumicë të dyfishohet nga 10 lekë në 20 lekë për metër kub.
 

Kreu i Ujësjellës Kanalizimeve për kryqytetin tha se brenda vitit 2013 synohet që Tirana të furnizohet 24 orë në ditë me ujë të pijshëm, ndërsa aktualisht sipas tij në Tiranë me sistemin e depozitave mundësohet ky shërbim po ashtu me 24 orë. Për këtë arsye tha Dollapi kërkohet rritja e çmimit të ujit pasi ky sistem këkron realizimin e investimeve, rritjen e kapaciteteve akumuluese dhe do ta bënte më të mirë menaxhimin e burimeve ujore. Sipas të dhënave të Ujësjellës Kanalizimeve gjatë dy viteve të fundit është investuar ndjeshëm në rrjetin transmetues dhe të shpërndarjes së ujit duke rritur orët e furnizmit me ujë në mënyrë të pandërprerë nga 12 orë në 16 dhe 18 orë në ditë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›