E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNDP jep alarmin, 9 pika mjedisore rrezikojnë jetën e banorëve

Studimi Identifikimi dhe Prioritizimi i Pikave te Nxehta Mjedisore ne Shqipëri, pjesë e projektit të UNDP ka identifikuar 9 pika të nxehta mjedisore në Shqipëri, për të cilat do nisë një plan rehabilitues që ndikimi në mjedis të jetë sa më i vogël. Pasi në këto zona të ndotura

njerëzit vazhdojnë të jetojnë e të punojnë. Gjatë prezantimit të këtij studimi Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Gulden Turkoz Cosslett ka ngritur edhe shqetësimin e mungesës së një legjislacioni specifik për sa i përket pikave të nxehta mjedisore. Shqipëria nuk ka legjislacion specifik për sa i përket pikave të nxehta mjedisore. u shpreh ajo. Pikat e nxehta te identifikuara janë Dampa e Minierës së Gurit të Kuq në breg të Liqenit të Ohrit; Shkrirësi i Ferrokromit në Elbasan; Fabrika e Baterive në Berat; Zona e Minierës së Përrenjasit; Ndërtesat e Minierës së Bitinckës, pranë Korçës; Alba Film në pjesën lindore të Tiranës, në zonën e Ish Kinostudios; Ndërmarrja Dajti në Tiranë; Dampa e Pesticideve në Rrëshen dhe fabrika e Tekstileve në Berat.

Last Updated on E Marte, 04 Maj 2010 21:07

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›