E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilltaret Bashkiake: Trafiku i Tiranes, ne kaos

Grupi i keshilltareve demokrate te bashkise se Tiranes, shprehen dje shqetesimin per trafikun e tejerenduar dhe kaotik, te shkaktuar nga greva e urise se deputeteve te PS-se. Ne nje deklarim publik, ky grup akuzoi kryetarin e bashkise, Edi Rama, se po shkel ne menyre te hapur ligjin, duke bere si do vete me zenien e bulevardit. "Rama po fut ne kolaps trafikun dhe bashke me te, jeten normale te qytetareve. Kemi te bejme me rastin e vetem kur organizimi i nje greve urie nuk kerkon ndergjegjesimin e opinionit publik mbi shqetesimin e grevisteve, por shkaterrimin e jetes se qytetareve", reagoi ky grup. Sipas tyre, askush nuk e ndalon Ramen dhe deputetet e PS, qe te vazhdojne greven e tyre ne cdo lloj mjedisi tjeter, por zgjedhja e bulevardit kryesor eshte bere me qellimin e vetem per te paralizuar jeten normale ne kryeqytet. "Karriera politike e Rames, eshte mesa duket shume e shtrenjte per te, por kjo nuk eshte arsye e mjaftueshme per te marre peng qytetin dhe vendin, per te neperkembur interesat e qytetareve te Tiranes dhe te gjithe shqiptareve", vijuan ata.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›