Milioneri, atraktivitet edhe në plotësim të njohurive të reja
Emocione të tjera dhe atraktivitet. Vazhdojmë të presim kulminacionin e fatlumit për 15 përgjigjet e mundshme
Në edicionin e njëzet e tetë më radhë të kuicit Kush do të bëhet milioner mbizotëruan përpjekjet për një mesazh të qartë për konkurrencë dhe fitim të njohurive. Dhe e gjithë kjo përmes paraqitjes se kandidatëve e mbi të gjitha skenarit të një formati të tillë. Sqarimi që në fillim erdhi vetvetiu nga moderatori Fehmi Ferati, i cili edhe një herë shpjegoi rregullin e kujdesit në lidhje me përgjigjen përfundimtare, përgjigjen e fundit për të cilën në shumë raste kandidatët u treguan të ngathët dhe herë- herë të ngutshëm për çka për keqardhje edhe po eliminohen nga konkurrimi i mëtejmë. Kandidatja e mbetur nga edicioni paraprak, Sebahate Kasabaqi, pasi tregoi një fleksibilitet njohurish dhe na dha emocione te veçanta, u tërhoq në pyetjen e tetë për të arritur shumën e fituar prej 500 eurosh.
Katër nga Kosova dhe katër nga Tirana
Tetë kandidatët (Hysen Zeka, Ylli Sultafa, Afrim Berisha, Dritan Todhe, Florind Maloku, Ilir Cara, Burim Qorolli dhe Indrid Kapaj) e rinj të radhës vinin nga qytete të ndryshme nga Shqipëria si dhe nga Kosova. Në garën e parë të gishtit më të shpejtë del i pari Dritan Todhe për vetëm 4. 691 sec. Karakteristika e kirurgut - ortoped nga Tirana ishte siguria në kuptimin e përgjigjes dhe shprehja për bindjet e tij në përgjigje të sakta me fjalën klikim. Dritan Todhe nga Tirana edhe me ndihmën e publikut arriti të jepte përgjigje të sakta. Po ashtu, në përgjithësi, në edicionet e fundit, sikurse në të mbrëmshmin, hetohet një kujdes në vazhdimësi i moderatorit. Vetëbesimi Dritanin e dërgon te lajthitja dhe ngecja. Më këtë edhe te rikthimi i shumës së pragut të parë, domethënë në 250 euro vlerë.
Indrid Kapaj: E dua këngën, por kam zë të tmerrshëm
Nëse lëmë anash dy kandidatët paraprakë, i pari nga emisioni i kaluar, ndërsa i dyti duke u nxituar dhe kthimin prapa, kandidati i tretë po ashtu nga Tirana, Indrid Kapaj, tregoj një xhentilesë, guxim, atraktivitet te pëlqyeshëm. Te gishti më i shpejtë ai u tregua i saktë për vetëm 3. 685 sec. Përveç përgjigjeve të sakta dhe komentimeve ndërthurëse ai në një çast do tregohet me një xhentilesë të paparë për dobësinë për të kënduar. Indridi njihte mirë muzikën dhe në përgjigjet për hitin Hotel Kalifornia të grupit The Eagles edhe përkundër që njihte fjalë për fjalë cengën për të kënduar nuk e bënte dot, sepse, siç tha: Kam zë të tmerrshëm që nuk ia vlen të këndoj. Në një moment edhe ai do të hezitojë edhe përkundër përgjigjeve të shpejta dhe të sakta. Mbështetjen dhe sugjerimet e moderatorit për të përzgjedhur ndihmën e publikut dhe përgjigjja e saktë e këtyre të fundit bëri që Ingrid Papaj të japë përgjigje të saktë. Çastet e fundit të tij në kuicin Kush do të bëhet milioner u përshkuan nga një dramë që nuk mundi ti ndihmonte as miku i tij në telefonatën ndihmëse për çka ai kërkon tërheqjen dhe pajtohet me 850 euro.
Kuriozitete dhe njohuri enciklopedike
Një orë ishte e pakët për të përshkruar gjithë atë rrugëtim njohurish nga fushat e ndryshme. 1600 eurot e fituara janë një segment i një kuici të tillë po mbi të gjitha gjithë ato dilema të shthurjes për rinjohjen e dijeve, saktësisë. Nga katër opsionet e mundshme të përgjigjeve, mbrëmë mësuam se Bing është makina e internetit Microsoft 2009, se 1 me gjashtë zero e përbën sasinë e ashtuquajtur Mega (me nëntë zëro përbëhet Giga, me dymbëdhjetë Tera), kuptimin për një njeri stentorik e që e ka etimologjinë nga figura antike e Stentorit, lajmëtarit të ushtarëve akej në Trojë, që kishte zërin e fuqishëm sa të 50 burrave, për Bullgarinë që ekzistojnë Malet e Ballkanit dhe që ia japin emrin gadishullit tonë, për gruan e parë, regjisori që ka fituar Oscar-in dhe ajo vetëm 2 muaj më parë, për fisin Tesprot që ka jetuar në krahinën e Çamërisë, për ndikimin e shkrimtarit Marcel Proust nga një biskotë me emrin Madeleine për ta shkruar kryeveprën e tij etj. Kuci vazhdon të na japë emocione të veçanta, atraktivitet e mbi të gjitha njohuri të mëtejshme çdo të hënë në orën 21:00 në Alsat. (e.)