E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet këshilli i Enciklopedisë“

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) shkarkoi mbrëmë këshillin redaktues të Enciklopedisë Maqedonase të drejtuar nga akademiku Bllazhe Ristovski, ndërsa pas këtij vendimi ka vendosur formimin e redaksisë së re, e cila do të bëjë ndryshimet kontestuese apo do të përpilojë enciklopedi të re.

Shkarkimi i këshillit redaktues dhe kryeredaktorit Ristovski është bërë gati me koncenzus të votave, pas një debati disaorësh. Kuvendi ka sjellur vendim që brenda një muaji të formohet redaksia e re, e cila më tej do të vendos se a do të bëjë vetëm përmirësimin e pjesëve kontestuese në enciklopedinë e tanishme apo do të punojë në hartimin e një enciklopedie të re.

Akademiku Ristovski ka theksuar se ASHAM duhet të turpërohet dhe se prej tani do të fillojnë komplikimet lidhur me të drejtat autoriale të autorëve që kanë përpiluar njësitë e Enciklopedisë.

Ai ka nënvizuar se redaksia e re duhet të bëjë enciklopedi të re, ndërsa nuk do të lejojë ndryshimin e enciklopedisë tashmë të publikuar. Edhe më tutje nuk dij se çka të them se si ku do të gjejnë mjete dhe kush janë ata trima që do të kapen tani për të bërë një enciklopedi të re, siç e quajtën multietnike, ka theksuar akademiku Ristovski.

Kuvendi i ASHAM ka bërë të ditur se ka marrë vendim për të mos shpërndarë 1.500 kopjet e enciklopedisë aktuale. Problemi i Enciklopedisë Maqedonase shkaktoi reagime në qarqe të ndryshme shkencore dhe politike, për shkak të pjesëve kontestuese për historinë dhe vlerat kombëtare shqiptare. (INA)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›