E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNESCO: Çdo dy javë shuhet një gjuhë

UNESCO bën të ditur se çdo dy javë shuhet një gjuhë. Sipas Komisionit të UNESCO-s në Bon, gjysma e 6.000 gjuhëve në gjithë botën kërcënohen nga zhdukja. Ky vlerësim ka bërë që shumë shtete të fillojnë të marrin masa, që kanë të bëjnë me ruajtjen e gjuhës. Ndërkohë që sipas njoftimit të UNECSO-s edhe në Gjermani janë 13 gjuhë të rrezikuara, ndër to gjuha sorbisht, jidisht dhe frizianishtja veriore. Megjithëse edhe më parë janë marrë masa, të cilat kanë qenë

në shërbim të ruajtjes së gjuhës, ato nuk kanë qenë shumë rezultative. E ndërkohë që në raportin e saj, si argument për këtë organizata e OKB-së për kulturën përmend luftërat dhe dëbimet, migracionin dhe përzierjen e gjuhëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›