Ermelinda Meksi sherr me Ramën: S’e lëshoj mandatin
TIRANË- Deputetja e PS-së, Ermelinda Meksi nuk pranon të dorëzojë mandatin e deputetes për të konkurruar për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Burime zyrtare nga PS, bënë dje të ditur për “Gazeta Shqiptare” se gjatë këtyre ditëve ka pasur një diskutim për këtë çështje, mes kreut të PS-së, Edi Rama, deputetes Meksi dhe disa drejtuesve të tjerë të PS-së dhe të grupit parlamentar. Sipas të njëjtave burime edhe dje, ka pasur disa takime, në zyrën e kryetarit Rama me Meksin, nënkryetaren e komisionit parlamentar të ekonomisë Mimi Kodheli, me të cilat ka diskutuar për këtë çështje.
Deputetja dhe ish-ministrja e integrimit, megjithëse ka shprehur dëshirën e saj për të konkurruar në këtë post nuk pranon që të lërë mandatin, për shkak edhe të pasigurisë së votimit të kandidaturës së saj, në Parlament, nga ana e deputetëve të mazhorancës. Sic shkruan “Gazeta Shqiptare” dje, ajo është parë të dalë mjaft e mërzitur nga zyra e kreut të PS-së, Edi Rama, me të cilin kanë shkëmbyer debate. Mësohet se gjatë këtij debati Meksi i ka thënë Ramës se: “Fajin e ke ti”, për këtë situatë”. Por, e kontaktuar me telefon nga “Gazeta Shqiptare”, Meksi nuk ka komentuar asgjë, për këto diskutime.
(Lexoni shkrimin e plotë në numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare)
(m.a/BalkanWeb)