UNESKO: Objektet ne restaurim sipas arkitektures mesjetare
GJIROKASTER-Te gjitha objektet qe jane ne restaurim ne qendren historike te Gjirokastres, duhet t'i nenshtrohen ketij procesi ne pershtatje me arkitekturen mesjetare; sipas eksperteve te UNESCO-s, me qender ne Venecia (Itali), te cilet ditet e fundit kane inspektuar zbatimin e projektit "Restaurimi i Qendres Historike te Gjirokastres". Projekti me vlere 1.3 milion dollare, financim i qeverise shqiptare po zbatohet nen kujdesin e UNESKO-s ne shtate objekte te kategorise se pare ne qendren muzeale te qytetit ne jug te vendit. Projekti nisi nga zbatimi ne javen e dyte te muajit te kaluar dhe synon rikthimin ne indentitet te objekteve monumentale si dhe rikonstruksionin e plote te fasades ne Zonen Muzeale, pasuri boterore e UNESCO-s. Drejtori i Zyres se Administrimit dhe Koordinimit te Qytetit Muze te Gjirokastres, Rajmond Kola, u shpreh dje se: "Rekomandimi i eksperteve te UNESKO-s ka si qelllim kthimin e vlerave te humbura, si dhe mundesi per te thithur sa me shume turiste vendas dhe te huaj". Po sipas tij, specialistet e huaj rekomanduan edhe zhvendosjen e gjithe antenave satelitore dhe pajisjeve te kondicionereve, pasi ato demtojne dhe prishin imazhin e qytetit karakteristik. "Bashkia e Gjirokastres, ne bashkepunim me Institutin e Monumenteve te Kultures (IMK), Zyren e Administrimit dhe Koordinimit te Qytetit Muze te Gjirokastres (ZAKQMGJ), si dhe me Drejtorine Rajonale te Monumenteve te Kultures, duhet te pergatise panele identifikimi te kuptueshme dhe te njejta per te gjitha dyqanet, restorantet, hotelet etj"-pohoi me tej Kola, i cili shtoi se i takon pushtetit vendor te njoftoje te gjithe pronaret e ndertesave ku do te kryhen punime, ne menyre qe te merret pelqimi i tyre per kryerjen e punimeve. Sipas eksperteve te Organizates se Trashegimise Boterore (UNESCO), pushteti vendor dhe tre institucionet e specializuara duhet te kujdesen qe qepenat dhe tendat e te gjithe dyqaneve ne pazarin karakteristik te jene te te njejtit material, ngjyre dhe forme.