Ekspertiza e 2 mjeko-ligjore: 11 vjecari vdiq se mjekët nuk përdoren dantrolen
TIRANË- Ekspertiza e dytë e mjekësisë ligjore përcakton si shkak për vdekjen e 11- vjecarit Denis Almadhi, mungesën mjekimit me dantroleni, i cili shërben për trajtmin e hipertermisë malinje.
Ekspertiza e dytë mjeko-logjore, mbështet përfundimet e ekspertizës së parë se dantroleni është i vetmi antidot për krizën e hipertermisë malinje dhe mjekët shqiptarë nuk e përdorën për të kuruar Denis Almadhin, 11-vjeçari i cili ndërroi jetë në muajin nëntor të vitit 2012 nga hipertemia malinje.
Dantroleni nuk është i disponueshëm në shumë institucione në vendet e Europës Lindore dhe në shumë rajone në botë për shkak të çmimit të tij, duke bërë që në këto zona të rritet rreziku i vdekjeve nga hipertermia malinje.
Lidokaina përdoret si element për të rregulluar aritmitë e shkaktuara nga hipertemia malinje dhe jo si zëvendësues i Dantrolenit. Perdorimi i Lidokainës si alternativë e Dantrolenit ishte një prej argumenteve më të fortë që institucionet shqiptare përgjegjëse përdorën si justifikim për trajtimin e Denisit.
Familjari: Do kërkojmë drejtësi
Në një lidhje telefonike për News24, Maliq Hasmuça familjari i vogëlushit Denis Almadhi shprehet se ekpertiza mbështet qendrimet e familjarëve ndërkohë nënvizon se në bashkëpunim me Prokurorinë do të kërkojnë drejtësi
“Ne nuk kemi informacion zyrtar, ne jemi në pritje nga mjekësia ligjore për ekspertizën e dyte, dimë që ia kanë përcjellë Prokurorisë, por ende nuk kemi asnjë informacion. Si pasojë e mungesës së dantroenit vdekja e tij ishte e pashmangshme. Në bashkëpunim me Prokurorisë për të çuar deri në fund këtë çështje”, shprehet familjari.
Ngjarja
Denis Almadhi u nda nga jeta pas një operacioni në qepallat e syrit, ndërhyrje në të cilën asistuan edhe mjekë të huaj. Familjarët fillimisht i janë drejtuar komisariatit nr.4, ku kanë bërë kallëzim ndaj personelit mjekësor, pasi ata dyshohen se janë treguar të pakujdesshëm gjatë operacionit. Kjo është edhe arsyeja se pse familjarët e 11-vjeçarit kërkojnë që të zbardhet e vërteta dhe të vihet drejtësia në vend.
(e.m/BalkanWeb)