KQZ, short për anëtarët
Tiranë - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë të hënën projektudhëzimin për procedurën e hedhjes së shortit për caktimin e anëtarit të tretë dhe të katërt të Grupeve për Numërimin e Votave në zgjedhjet parlamentare.
Neni 95 pika 2, dhe neni 96, i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, parashikon se, KQZ me udhëzim të veçantë cakton procedurën e shortit për anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për çdo ZAZ
Të drejtën për të caktuar këta anëtarë e kanë partitë parlamentare të regjistruara për zgjedhjet e 28 qershorit, dhe që kanë fituar jo më pak se dy mandate në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin e Shqipërisë.
Udhëzimi përcakton rregullat dhe procedurat qe do të ndiqen për hedhjen e shortit. Nga ky short, neni 96 i Kodit Zgjedhor ka përjashtuar Partine Demokratike dhe Partine Socialiste, si parti të cilat kanë kryetarin dhe zëvendëskryetarin e KZAZ-së.