E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK-u, pas dy ditësh, reagoi për shpërthimin në Mitrovicë

Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif dy ditë pas vrasjes së Selver Haradinaj e ka dënuar shpërthimin e të shtunës. Në një komunikatë për media, Zarif i shpreh ngushëllimet familjes Haradinaj, raporton Ineksonline.

"Ky akt i dhunës duhet të dënohet nga të gjithë. Secili të bashkëpunoj me organet e e rendit që fajtorët të dalin para drejtësisë sa më shpejt që është e mundur. Akte të tjera të dhunës nuk duhet, dhe nuk do të lejohen të ndodhin. Akte të tilla e cenojnë paqen dhe stabilitetin. Kërkoj nga të gjitha palët ta ruajnë qetësinë dhe ti lejojnë autoritetet ta kryejnë punën e tyre" thuhet në një reagim të zyrës së shefit të UNMIK-ut.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›