Veriu s’ekziston
Që nga viti 1999, Veriu ka marrë me dhjetëra jetë njerëzish.
Përveç kësaj, kjo pjesë e territorit që formalisht ndodhet brenda kufijve të Kosovës, ka qenë burim i vazhdueshëm i tensioneve të forta ndëretnike dhe përplasjeve direkte mes shqiptarëve dhe serbëve.
Hiq më lehtë atje nuk kanë kaluar as ndërkombëtarët, ushtarë e policë, të cilët po ashtu kanë pësuar nga dhuna.
Për të refuzuar çfarëdo autoriteti që ka tentuar të instalohet nga pjesa jugore e vendit, grupet të organizuara të serbëve nuk kanë hezituar të përdorin edhe granatat.
Aksioni i famshëm i 25 korrikut të vitit të kaluar vetëm sa e ka fuqizuar më shumë refuzimin serb ndaj Prishtinës.
Eskalimi i fundit përtej urës së Ibrit i kushtoi me jetë një shqiptari me banim te të ashtuquajturit Tre Rrokaqiejt e Mitrovicës si dhe la të lënduar edhe persona të tjerë.
Policia e Kosovës, e cila nisi hetimet për rastin, nuk përjashtoi mundësinë që sulmi të ketë motiv etnike.
E zhvillimet e fundit po ndodhin pikërisht në kohën kur janë shtuar deklaratat për dialog rreth Veriut.
Qeveria e Kosovës deri më tani publikisht nuk e ka pranuar se do të flasë me Beogradin për Veriun, ndërsa shpërthimin e fundit atje e ka cilësuar si akt terrorist.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...