E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, pa vendim për reciprocitet ndaj Maqedonisë

Sekretari shtetëror në Ministrinë e bujqësisë së Serbisë, Danillo Golluboviq, ka deklaruar sot se ende nuk është marrë vendim për masat e Serbisë kundërt Maqedonisë, pasi ky vend e ka kushtëzuar importin e grurit dhe miellit nga Serbia.“Ende nuk kemi marrë vendim”, tha Golluboviq, dhe shtoi se “pas analizës, ministrat e bujqësisë dhe tregtisë do ta paraqesin çështjen në mbledhjen e qeverisë, e cila do të vendos për masat”, transmeton REL.

Ai ka përkujtuar se me urdhër të 1 korrikut të këtij viti, Maqedonia e ka shkelur marrëveshjen dhe nuk e ka plotësuar as kërkesën e Komitetit të CEFTA-s, që deri në mes të muajit gusht ta anuloj dekretin për kufizimin e importit të grurit dhe miellit për të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›