Pasionet tona na sollen ne "Star Akademi"
Kater personazhet e sotme, jane krejt te ndryshem nga njeri-tjetri. I bashkon vetem pasioni dhe deshira per te kenduar dhe kercyer. Vanesa Bodinaku dhe Andi Golemi vijne nga grupi i baletit te "Akademise se Yjeve 5". Ndersa Enedio dhe Blerina, nga grupi i kantos. Per t'i njohur e zbuluar dicka nga karakteri, dhe historite e tyre ndjekim portretet e gjithsecilit si me poshte...
Vanesa Bodinaku
Eshte befasia e grupit te baletit. Sa c'duket e heshtur dhe ngulmuese ne pune gjate provave, aq te befason tek e degjon nje cast tek kendon, krejt per pasion ne sallen e kantos. Vanesa eshte natyre e qete. Thote se u gjendet gjithnje ne krah te tjereve kur kane nevoje per ndihme. Nuk mban inat dhe toleron deri aty sa "mos te ma marrin respektin per dobesi, pasi cdo gje ka nje kufi", thote ajo. Ne familje e ka ndjere veten pak te perkedhelur, pasi eshte vajza e vetme e shtepise, por edhe me e vogla. "Ne familje m'i kane plotesuar gjithmone deshirat, por mendoj se ka ardhur koha te punoj vete e t'i arrij synimet qe kam ne jete", - thote Vanesa teksa rrefen per hapat e pare te pasionit te saj per baletin. "Kam kercyer qe kur isha fare e vogel me grupin "Spekter" me te cilin kam marre pjese thuajse ne te gjithe spektaklet e transmetuara ne Tv Klan. E nisa baletin thjeshte si pasion dhe me kalimin e kohes, kuptova se s'mund te hiqja dore prej tij". Me tej Vanesa flet per spektaklin e shumepritur: "E kam ndjekur gjithmone "Star Akademine" dhe e kam patur gjithnje enderr te vij ketu per te provuar aftesite e mia". Vanesa po e perballon si duhet konkurrimin, edhe pse ditet ne "Star Akademi" jane shume impenjative dhe te lodhshme. Edhe pse eshte me e vogla e grupit te baletit, thote se e ka te lehte te shoqerohet me te gjithe, kjo pasi ka patur gjithmone nje komunikim te mire me me te medhenjte, si ne familje, ne shoqerine e saj, etj. Vanesa vertet eshte natyre e qete por eshte dhe kurioze, sidomos per ceshtje te cilat e prekin drejtperdrejt. Thote se i pelqen te lexoje cdo liber qe i bie ne dore rreth adoleshences, dhe kjo pasi kerkon te jete e pergatitur e te gjeje gjithnje nje pergjigje, rreth kesaj periudhe te bukur qe po kalon.
Enedio Janusllari
Vjen nga qyteza e Maliqit. Enedio studion per marredhenie nderkombetare dhe kete vit konkurron per t'u bere pjese e "Akademise se Yjeve 5". Enedio ndan brenda vetes dy pasione: muziken dhe diplomacine. Endrra per t'u bere nje kengetar e ka ndjekur qe ne klasen e peste kur u bashkua me korin e shkolles dhe me pas ka kenduar si solist. Duke ndjekur pasionin per muziken, ai ndoqi edhe shkollen e mesme te muzikes "Tefta Tashko Koco" ne Korce per kitare, per t'u shkeputur keshtu per pak kohe nga kenga e duke u rikthyer serish tek ajo, me aktivizimin e tij ne shtepine e kultures se qytetit te tij "Dhimiter Orgocka". Pas mbarimit te shkolles se mesme, ai nderron drejtim duke vijuar studimet per marredhenieve nderkombetare. Konkurrimin ne "Akademine e Yjeve" dhe vazhdimin e studimeve per diplomaci, po ia dal qe t'i ndjek paralelisht, pasi jane dy pasionet e mia", thote Enedio. Familja e perbere prej dy prinderve dhe vellait me te madh, jane forca, mbeshtetja dhe gjithcka qe ai ka nga kjo jete, pasi jane mbeshtetesit e tij ne cdo hap, qe ai deshiron te ndermarre. Ne shoqeri shquhet si natyre sociale, i hapur ndaj fenomeneve te ndryshme, i qeshur dhe pa komplekse. Di te pershtatet me karaktere te ndryshme. Mendon se mundet ta menaxhoje shume mire anen emocionale, pasi vetem ne kete menyre te tjeret nuk mund te dallojne momentet kur ai ndjehet i dobet. Motoja e tij eshte: te jetosh i plotesuar do te thote, qe te ndjekesh pasionin dhe ta plotesosh ate me vullnet".
Blerina Rryci
Gjithmone i ka pelqyer te kendoje e te kerceje dhe kur ka ardhur ne fillim ne "Star Akademi" e pati te veshtire te zgjedhe. Tashme Blerina po punon ne fushen e kenges, dhe mendon se eshte nje prej konkurrenteve me te forta ne grupin e kantos. Studion per drejtesi ne vitin e dyte. E konsideron veten te sinqerte dhe natyre e dashur. Ka shume seder dhe preket, sidomos, kur nje shok apo shoqe e godet pas shpine. Momentet e veshtira i perballon me kuraje. Behet gjaknxehte kur te tjeret vene ne diskutim besnikerine e saj. Dita e saj perfekte, nje dite plote energji, shetitje, shoping, mesime dhe argetim. Heroi i saj eshte babai, pasi fale tij ajo eshte aty ku ndodhet sot. Deshira me e madhe eshte qe te ndjeke paralelisht me shkollen edhe pasionin e saj per kengen dhe kercimin. Per t'u bere e famshme permes "Star Akademi" eshte gati te jape gjithcka nga vetja. Personi, te cilit kerkon t'i vertetoje se eshte e afte per kete konkurs, eshte mamaja e saj pasi edhe pse e ka perkrahur qe ne fillim, serish ndjehet pak pesimiste pasi mendon se ne Shqiperi nje artist nuk vleresohet aq sa duhet. Ditet ne "Star Akademi" i shfrytezon maksimalisht. Ne cdo moment eshte ne kerkim te dickaje te re, perpiqet te perftoje cdo mesim dhe keshille qe i japin profesoret e paralelisht me keto angazhime, eshte gjithnje ne qender te vemendjes me nderhyrjet e drejtperdrejta ne debate, duke shkaktuar shpesh edhe reagime ne radhet e konkurrenteve te tjere.
Andri Golemi
E ka pasur gjithnje enderr baletin, dhe e ka ushqyer kete pasion qe ne femijerine e tij te hershme. Prinderit e tij kane qene shume te lidhur me kercimin. Babai ka nje jete qe punon koreograf ne qytetin e tij te lindjes ne Lezhe me ansamblin e qytetit. Eshte i qete, tip i qeshur dhe inteligjent. Thote se di ta dalloje momentin kur duhet te terhiqet nga nje moment debati, dhe te mos arrije ne fyerje apo reagime te ashpra. Edhe nese nxehet, kjo zgjat pak. "Nuk zihem per nje fjale goje, por edhe nese ndodh, e di kur duhet te hap rruge". Nuk i paragjykon njerezit per zgjedhjet qe bejne ne jete, por njekohesisht eshte edhe mjaft tradicional sidomos ne raportet me vajzat. Ka jetuar ne Lezhe, por tashme ka vendosur te ndjeke pasionin e tij dhe sheh qe Tirana eshte qyteti i duhur per te. "Me pelqen Tirana, edhe pse me mungojne shume gjera, sidomos miqte e mi me te cilet jam rritur", thote Andri. Jeten e ka shkolle dhe shoqeri. Femijerine e ka kaluar te qete dhe pa probleme e shqetesime. Nje shenje dalluese e tij eshte nje tatuazh tejet i dukshem poshte qafes, ku ka shkruar emrin e motres se tij. Thote se me te eshte shume i lidhur, sikurse edhe me te emen, per te cilen thote se eshte personi per te cilin do e merrte me shume malli ne rast se do te mbyllej ne shtepine e "Akademise se Yjeve". Thote se ka shume ego, por edhe shume vullnet, c'ka po e tregon keto dite, gjate provave te gjata e te veshtira. "Nese e nis dicka do te arrij patjeter maksimumin tim", thote Andri.