URREJTJE DHE DHUNE KUNDER FJALES DHE KRITIKES
Si ka shkruar Umberto Eko në artikull thirrje për italianët kundër shtypjes së medias nga Kryeministri Berluskoni? Ka thënë se në një shoqëri demokratike normale, nuk lind nevoja për t‘u deklaruar në mbrojtje të gazetarëve dhe të lirisë së medias. Kur ndodh e kundërta, degradimi i lirisë së medias dhe fjalës është fakt. Prandaj ndiej alarm sot kur ulem të shkruaj dhe njëherazi të protestoj për dhunën e ushtruar kundër gazetarit Mero Baze. Është e disata herë që detyrohem ta bëj një gjë të tillë. Herën e parë në korrik 2005, kur një grup fanatikësh të majtë e goditën, duke shfryrë zemërimin për humbjen e zgjedhjeve nga Partia Socialiste. Ca pak vite më vonë, kur Baze u godit përsëri nga pushteti i djathtë i Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit Genc Ruli, që bllokoi shtypshkronjën e gazetës "Tema", kryeredaktor i së cilës Baze është. Shtypshkronja gjendet e bllokuar edhe sot e kësaj dite "për arsye shtetërore", ndërkohë që opinioni i fjetur thuajse e ka harruar këtë dhunim në heshtje dhe të përditshëm të një gazete të përditshme që duket sikur më kot i numëron publikut ditët e dhunimit në ballinën e saj. Dhe ja sot, detyrohemi të shkruajmë dhe protestojmë përsëri për dhunimin e Mero Bazes. Këtë herë nga një biznesmen milioner i quajtur Rezeart Taçi, që së bashku me disa badigardë të tij e kanë sulmuar rrugaçërisht gazetarin, duke e goditur me grushte e shqelma, duke e përplasur përtokë, duke e sharë ndyrë. Është pa koment një dhunë dhe urrejtje jo vetëm kundër një gazetari që ka prekur telat e punëve të pista të dikujt, por mbi të gjitha është një dhunë e egër kundër fjalës së lirë. Por është një dhunë e hapur, e ushtruar publikisht edhe kundër ligjit që përmban penalitete të qarta për ndëshkimin e një rrugaçërie të tillë. Dhe prandaj nuk mund të mos pyesësh: Ku e gjejnë guximin këta njerëz që përgjakin hapur njeriun, gazetarin, ligjin dhe lirinë e fjalës? Ku e ka rrënjën siguria e kësaj arrogance të neveritshme dhe në rritje? Mos vallë besojnë se milionat e fituara s‘dihet se si dhe lidhjet me pushtetin do ta bëjnë ligjin dhe drejtësinë të heshtë edhe në këtë rast skandaloz? Ndoshta. Por e keqja qëndron në faktin që ky mund të mos jetë një besim i kotë.
***
Liria e fjalës dhe e medias duhet të jetë thelbi i asaj shoqërie demokratike që politikanë si Sali Berisha u premtuan shqiptarëve se do ta luftonin të ndërtohej. Kjo liri duhet të qe edhe një nga dallimet thelbësore me diktaturën komuniste, ku fjala e kundërt, kritika ndaj qeverisë apo sistemit, pushkatoheshin, burgoseshin, internoheshin. Po çfarë progresi kemi bërë pas 20 vjetësh? Vërtet fjala e lirë njihet me Kushtetutë dhe askush nuk burgoset, nuk pushkatohet apo internohet për atë që thotë, por persekutimi nuk ka marrë fund. Profesionistët e fjalës së lirë, gazetarët, e provojnë sot atë në forma nga më të ndryshmet, me privime, mohime dhe dhunime të drejtash njerëzore, që po e shndërrojnë gazetarinë në një sakrificë të vërtetë për ata që duan ta ushtrojnë vërtet si profesion të fjalës së lirë dhe kritikës së lirë. Mllefi i njerëzve me pushtet të prekur nga kritika gjen hapësira të shfryhet në forma nga më të fshehtat dhe deri edhe te këto të hapurat si dhuna e tërbuar e sapo ushtruar mbi gazetarin Mero Baze. Në të gjitha rastet, pushtetet politike dhe bizneset e fuqishme pranë tyre, sikundër është edhe ky i Rezeart Taçit, shfrytëzojnë mungesën e drejtësisë dhe kapjen e saj për të dhunuar, shantazhuar, trembur dhe mpirë fjalën e lirë, për ta bërë koston e shqiptimit të kësaj fjale të papërballueshme nga gazetarët. Të gjithë gazetarët shqiptarë ndodhen sot para dy alternativave: ose të bashkëpunojnë me pushtetin, duke braktisur të vërtetën dhe lirinë e kritikës, por duke përfituar jo pak privilegje ose, t‘u qëndrojnë besnikë të vërtetave të tyre, por të vuajnë pasojat, privimet, papunësinë deri edhe dhunën. Liria e fjalës në Shqipëri është në zgrip të saj. Alarmet e ngritura edhe së fundmi nga "Reporterët pa Kufij" mbi degradimin e lirisë së fjalës në këtë vend që politikanët pretendojnë se po e përafrojnë me botën e lirisë janë reale dhe prandaj edhe shqetësuese. Lirinë e fjalës po e mbyt, mbi të gjitha dhe në heshtje, varfëria dhe urrejtja.
***
Po përse e urryeka kaq shumë milioneri Taçi gazetarin Mero Baze, sa i errësohen sytë dhe e godet rrugaçërisht me grusht sapo rastësisht e ndesh në një lokal? Është fare e qartë. Sepse Mero Baze ka kohë që po investigon parregullsitë dhe praktikat dukshëm korruptive të bizneseve të tij dhe me sa duket, jo thjesht të tij. Baze ka denoncuar praktika korruptive, sikundër dhe privatizimi i kompanisë publike të naftës ARMO, që Taçi i ka kryer në bashkëpunim me ministra të qeverisë Berisha. Por mos vallë gazetari gënjen, mos vallë është ky shkaku i vërtetë i tërbimit? Nuk na duket fare ashtu. Kur është fjala për gënjeshtra, njerëz të pasur si biznesmeni i naftës, Taçi, kanë treguar se dinë të veprojnë krejt ndryshe, duke e "kapur lepurin me qerre". Do t‘i drejtoheshin ligjit dhe gazetari do ta pësonte shtrenjtë abuzimin me fjalën. Por jo, tërbimi i Taçit e kompani, dëshmon se nuk është ky rasti. Duket se gazetari Baze po thotë e shkruan rreth ca të vërtetave përvëluese që nuk mund t‘i përballësh dot në gjykatë. As me gjykatës të kapur apo të blerë. Dhuna e ushtruar mbi Mero Bazen, nga një milioner afër pushtetit dhe nga badigardët e tij, flet më shumë se ai ka thënë ca të vërteta që dhembin dhe të cilat duan t‘i fshehin. Prandaj dhe e goditën gjithë mllef dhe urrejtje.
***
Gazetarët vetë duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e lirisë së fjalës së bashkuar në Unionin e Gazetarëve Shqiptarë. Por ruajta e lirisë së fjalës nuk është një punë vetëm e gazetarëve. Sepse liria e fjalës nuk është një e mirë që e gëzuakan vetëm gazetarët sepse "hanë bukë" nëpërmjet saj. Liria e fjalës është një vlerë që duhet ta mbrojë një shoqëri e tërë dhe gjithë institucionet e saj (në radhë të parë drejtësia) nëse vërtet njerëzit e saj duan të rrojnë të lirë dhe me të drejta të garantuara. Pa liri fjale, pa pushtet të katërt të medias së pavarur nga politika, qoftë në pushtet apo opozitë, nuk ka as demokraci dhe as drejtësi. Por mbrojtja e lirisë së fjalës bëhet një punë tepër e vështirë në kushtet e një shoqërie pa drejtësi dhe me opinione publike të paformuara ose të përgjumura, në një shoqëri ku njerëzit në shumicë nuk kuptojnë se një media e lirë është një garanci më shumë për liritë dhe të drejtat e secilit prej tyre. Gazetarët nuk mund ta mbrojnë lirinë e fjalës nëse janë shoqëria, opinionet dhe institucionet e saj që nuk e mbrojnë atë. Madje që edhe ankohen kundër gazetarëve apo "analistëve" që bëkan shumë sherr. Sepse edhe këto ankesa, që sot po vijnë për fat të keq edhe nga krahu i opozitës, janë një formë sulmi më e kamufluar kundër lirisë së fjalës dhe medias. Po si ta mbrojnë njerëzit fjalën e lirë, kur në jo pak raste e urrejnë atë që ajo thotë apo gazetarët dhe "analistët" thonë? Si ta mbrojnë lirinë e fjalës të një gazetari të majtë dhe të mos e kapin për fyti, apo të mos i gjuajnë me grusht si Taçi, simpatizantë të së djathtës, të cilëve u përvëlojnë në shpirt kritikat e tij për liderin e dashur Berisha, partinë dhe qeverinë? Si ta mbrojnë lirinë e fjalës së një gazetari të djathtë ose edhe "tej së majtës dhe së djathtës" simpatizantë të së majtës, të cilëve u dhemb zemra kur kritikohet lideri Edi Rama dhe partia e tyre e dashur? Duhet ta mbrojnë duke dalë mbi pasionet dhe duke mposhtur urrejtjen e tyre. Duhet ta mbrojnë lirinë e kritikës përvëluese duke zbatuar maksimën: E urrej pikëpamjen tënde, por do të luftoj me të gjitha forcat në mbrojtje të së drejtës tënde për ta shprehur atë. Këtë gjë duhet të bënte edhe milioneri Taçi lidhur me pikëpamjet apo raportimet e gazetarit Baze. Dhe në rast se i duken gënjeshtra apo shpifje, le t‘i drejtohet ligjit, gjykatës, drejtësisë. Por askush nuk ka tagër të ushtrojë dhunë mbi askënd dhe aq më tepër mbi një gazetar, i cili e ka për detyrë të shprehë atë që mendon. Aq më tepër kur mendon në mënyrë kritike për qeveri, biznese apo pushtete. Mos vallë liria e fjalës është vetëm liri e lavdërimit të partisë, liderit dhe qeverisë? Nëse vërtet është kështu, atëherë i bie që lirinë më të madhe në media ta kemi pasur nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Por nuk është fare kështu. Kurrë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë në një shoqëri pluraliste një gazetar që të pëlqehet nga të gjithë. Kurrë nuk ka pasur në një shoqëri pluraliste një pikëpamje që të mos ketë qenë e urrejtshme për dikë. Por shoqëritë demokratike nuk kanë lejuar që forca lëvizëse ose bllokuese e gjërave, mekanizmi i saj i brendshëm organik, të bëhet urrejtja. Në mbrojtje të lirisë së fjalës, por edhe të lirive njerëzore nga abuzimet me lirinë e fjalës, shoqëria i është drejtuar ligjit. Po si mund të mbrohet liria e fjalës nga harbutëria e më të fortëve me shumë para, nga dhuna e pushteteve, qeverive dhe qeveritarëve, në një shtet si ky i yni ku nuk ka ligj, drejtësi dhe madje as publik?