Gazetarët nuk rrihen rastësisht
Mero Baze nuk u dhunua rastësisht dhe është e trishtueshme të thuash që kjo pritej. E pra, në vitin 2009 akoma në Shqipëri shtrohet pyetja e fillim demokracisë shqiptare "a duhen rrahur gazetarët?".
Kur sapo janë lexuar me zë të lartë raportet e ndërkombëtarëve që median në Shqipëri e cilësojnë të palirë, kur rasti me ilustrativ për dhunën e pushtetit ndaj medias është pikërisht gazeta "Tema", kur Mero Baze dhe familja e tij ende s‘e kanë marrë veten nga flakët e makinës që digjej poshtë pallatit, kur gazeta në fjalë nuk dihet në ka zyrë apo bëhet në ilegalitet, vetë Mero Baze rrihet dhe përfundon në spital mbrëmjen e së martës. Një biznesmen me mbiemrin Taçi, që e shikon të ngulitur në çdo cep të Shqipërisë ku ka një pikë karburanti, është aq i paprekshëm sa na është shpallur në kërkim. Kjo në fakt nuk flet aq për një shtet qesharak që nuk e arrestoi dot Taçin qysh natën e ngjarjes, por tregon pikërisht atë që ka dëshirë të tregojë, një shtet që bën sehir kur një gazetar dhunohet, sepse pushteti ka një mesazh për të dhënë. Mesazhi është i qartë, askush, po askush ama nuk mund të nxjerrë të palarat e këtij pushteti në shesh, përndryshe e pëson. Dikur në 1996 kur filluan rrahjet në seri të gazetarëve, këta të fundit ishin më shumë dhe ishin të gjithë bashkë. Kjo ishte dhe një nga arsyet që pavarësisht se nën euforinë e firmave piramidale dhe pushteteve që i kishte të gjitha në duar Berisha, fundi i tij erdhi shpejt. Deja vu-ja e sotme duket një miniaturë e së djeshmes, edhe për faktin se Mero është pothuaj i vetmi. Por në pushtet është i njëjti armik i betuar i shtypit, që megjithëse ka mjete më të sofistikuara sot për të ngushtuar lirinë e fjalës, sërish zakonin e vjetër të dhunës së drejtpërdrejtë ndaj gazetarëve nuk e ka harruar. Asokohe u tha që gazetarët nuk i rreh vetë Saliu, në fakt as sot. Por fryma e tij është e njëjtë dhe njerëzit që ka rrotull janë po njësoj si fajdexhinjtë e dikurshëm, ose janë biznesmenë tokash e nafte me shifra fantazmagorike nga pas, ose megalomanë provincialë me tituj të shumtë mediash në ajër. Në këtë kuptim situata sot është disa herë më e rëndë për fjalën e lirë se dikur. Sot lajmi i rrahjes së një gazetari nuk duhet të jetë kurrsesi një lajm i kronikës së zezë, sepse gazetarët nuk rrihen rastësisht. Dikur kishte forma të pakta të një gazete të vetme të pavarur për të protestuar ndaj dhunës së shtypit. Faqet e bardha të lëna në shenjë bojkoti ishin njëra prej këtyre formave. Sot as luksin e të pasurit një gazetë të pavarur të fuqishme nuk e kemi. Jetojmë në kohërat kur i kemi të gjitha lukset sipërfaqësore, teknologjike dhe shkencore. Por nuk kemi luksin kryesor, atë me utilitarin, thelbin e këtij profesioni, fjalën e lirë. Ky nocion i vogël me veç dy fjalë, është aq i rëndësishëm sa bëri para pak kohësh një ish-president amerikan dhe një figurë botërore si Bill Klinton të shkonte në Korenë e Veriut për të negociuar për lirimin e dy gazetarëve. Nëse në Shqipërinë e 2009-s ende nuk është kuptuar që gazetari nuk dhunohet, atëherë ende nuk e kemi filluar demokracinë.
Sot është koha që pas valës së shitblerjes së medias dhe gazetarëve të nisë reflektimi dhe bashkë me të, një debat i madh mbi lirinë dhe pavarësinë e medias. Dhe përveç një shoqate a unioni gazetarësh duhet të krijohet një shoqatë më e madhe, ajo e solidaritetit profesional të gazetarëve. Me dhunimin shumëplanësh të Mero Bazes mendoj që e keqja është konsumuar deri në fund. Tani është koha e ringritjes morale.