US OPEN finalja mes Novak Gjokovic e Rafael Nadal

Novak Gjokoviç e Rafael Nadal do të luajnë finalen e meshkujve në turneun e Çmimit të Madh, US Open, në Nju Jork.
Kjo do të thotë, përballje mes dy më të mirëve të botës në këtë moment.
Gjokoviç, numri 1 në rruzull, mundi me shumë vështirësi në gjysmëfinale zviceranin me origjinë polake, Stanislas Vavrinka.
Rezultati ishte 3-2 për serbin, pas gati 5 orësh lojë.
Setet u ndanë 2-6, 7-6, 3-6, 6-3 e 6-4.
Ndeshja ishte e një niveli tepër të lartë dhe vështirësia e Gjokoviçit erdhi nga klasi i kundërshtarit, jo nga dobësia e tij.
Në një moment, në setin e fundit, njëra nga gejmet zgjati 21 minuta.
Të dy tenistët bënë pak pushim nën duartrokitjet frenetike të 23 000 spektatorëve në stadiumin “Arthër Ejsh”.
Gjokoviç është në finalen e 12-të të një turneu të Çmimit të Madh. Ai do të synojë të fitojë titullin e shtatë në karrierë dhe të dytin në “US Open”.
Nadal vuajti më pak ndaj francezit, Rishar Gaske. Spanjolli fitoi 3-0 me sete pas 2 orësh e 21 minutash lojë. Suksesi u arrit me shifrat 6-4-7-6 e 6-2. Nadal do të luajë në 19-të në turnetë e Çmimit të Madh.
Synimi i tij është titulli i 13-të në Grand Slem për të qenë vetëm 1 titull larg Pit Samprasit që mban vendin e dytë në histori, ndërsa rekordmeni është Rozher Federer me 17 tituj.