Formula 1 Fetel fiton cmimin e madh te Italise ne Monza

Kampioni i botës, Sebastian Fetel, fitoi Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1, duke u shkëputur edhe më shumë në krye të kampionatit botëror.
Piloti gjerman i Red Bullit la prapa spanjollin Fernando Alonso me Ferrari, ndërsa në vendin e tretë doli piloti tjetër i Red Bullit, Mark Ueber.
Fetel e shfrytëzoi siç duhet vendin e parë të fituar në provat zyrtare, duke u nisur shumë mirë e duke përballuar sfidën e Ueberit, Masës dhe Alonsos.
Ishte pikërisht Alonso që tregoi ambiciet për të fituar garën duke parakaluar shumë shpejt Ueberin që kishte humbur një pozicion.
Pa kaluar as 8 xhiro të plota, Alonso kaloi edhe shokun e tij të skuadrës, Masën, duke nisur duelin e shumëpritur me Fetelin.
Por, mbeti një duel në distancë.
Spanjolli kryeson vetëm pak xhiro, pasi gjermani hyri për të ndërruar gomat, por pas daljes së kampionit, diferenca u rrit.
Fetel kryesoi pa asnjë problem gjatë gjithë kohës së mbetur.
Emocionet më të forta në garë i dha Ljuis Hamilton, i pozicionuar shumë keq dhe i detyruar të hynte dy herë në bokse.
Por, anglezi dha spektakël duke parakaluar radhazi Raikonenin, Perezin dhe Batonin e duke dalë i 9-ti.
Kur duhen edhe 7 gara deri në fund të sezonit, Fetel kryeson me 222 pikë, plot 53 pikë më shumë sesa Alonso i vendit të dytë.