E Shtunë, 31 Tetor 2026

US Open hakmerret Federer. Mund francezin

Roger Federer hakmerret për humbjen ndaj Jo-Uilfried Tsonga në Wimbledon këtë vit, duke e mundur frencezin 6-4, 6-3, 6-3, për të arritur gjysmë -finalet e US Open. Ky sukses i ka dhënë zviceranit shansin për titullin e gjashtë në Flushing Meadous. Federer nuk ka treguar asnjë shenjë rënie, në turneun e tij të parë të madh si 30- vjeçar, por ka përdorur shërbimin e tij si një armë fatale.

Numri 3 në renditjen botërore kualifikohet kështu në 4 më të mirët, por përballë do të ketë raketën numër një Novak Djokovic. Serbi kampion në Australian dhe Wimbledon, ka avancuar falë tërheqjes së bashkëkombasit të tij, Janko Tipsarevic.

Kampioni në fuqi i US Open, Rafael Nadal është rikthyer në Flushing Meadous me suksesin 7-6 6-1 6-2 përballë Gilles Muller të Luxembourgut. Spanjolli nuk e ka patur të vështirë të tregojë superioritetin e tij.

 Numri dy në rendijten botërore do të përballet tashmë me kampionin e 2003 Andy Roddick. Amerikani numër 21 në renditje, që është përballur me shumë dëmtime këtë sezon, ka thyer spanjollin David Ferrer 6-3 6-4 3-6 6-3. Ndeshja e Roddick është shtyrë për rreth një orë dhe më pas është spostuar në një fushë tjetër, për shkak të kushteve.

Për femra, raketa numër një Caroline Vozniacki ka mposhtur gjermanen Andrea Petkovic 6-1 7-6 për të arritur gjysëmfinalen. 21 vjecarja daneze, që synon të fitojë titullin e saj të parë, do të përballet në raundin tjetër me tre herë kampionen e US Open, Serena Williams, që për tu kualifikuar ka mundur 7-5 6-1 numrin 17 në renditje, rusen Anastasia.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›