E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor Berisha jep dhurata per femijet jetime

Kryeministri Sali Berisha së bashku me bashkëshorten e tij pritën në ambientet e kryeministrisë një grup fëmijësh jetimë. Ai ka veçuar këta fëmije për t’u dhuruar në prag të ditës së parë të fillimit të shkollës sete me artikuj të nevojshëm për të ndjekur mësimet. Berisha kishte menduar dhe për veshmbathje dhe ëmbëlsira për të vegjlit.

Kryeministri teksa ka shprehur kënaqësi që e niste ditën e punës me fëmijët, përgëzoi stafin e Shtëpisë së Fëmijëve për punën që bën me ta. Ai theksoi se për të gjithë fëmijët pas prindërve, mësuesit janë prindërit e dytë të tyre. Me këtë rast Kryeministri Berisha u përcolli edhe të gjithë fëmijëve të tjerë përshëndetjet dhe urimet për një vit të mbarë shkollor.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›