Lambrinidis Prishtina e Beogradi te dialogojne

Shefi i diplomacisë greke Stavros Lambrinidis deklaroi në Prishtinë se dialogu është e vetmja rrugë europiane për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ministri grek i Punëve të Jashtme tha pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi se beson fuqishëm se zgjidhjet jetëgjata mund të vijnë vetëm si rezultat i dialogut dhe kompromisit. Sipas tij armët dhe lufta nuk janë përgjigjeje e as urrejtja dhe ndarja.
Diplomati i lartë grek në krah të kreut të Qeverisë, Hashim Thaçi deklaroi gjithashtu se Greqia do të përkrahë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe në proceset tjera integruese. Ndërsa i pyetur nga gazetarët për njohjen e pavarësisë ë Kosovës, ministri grek tha se qëndrimi i vendit të tij është i njohur dhe nuk ka ndryshuar.
“Unë e bëra shumë të qartë këtu. Europa nuk flet me një zë sa i përket statusit të Kosovës dhe në këtë kontest pozita e Greqisë është e njohur dhe nuk ka ndryshuar. Unë jam këtu për të treguar përkushtimin tonë se do të qëndrojmë pranë popullit të Kosovës dhe do t’ju mbështesim në përpjekjet tuaja që t’i afroheni Europës dhe të keni perspektivë europiane. Dua po ashtu të nënvizoj se dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit është shumë i rëndësishëm, rruga më e mirë për zgjidhjen e çështjeve. Çdo rrugë tjetër është e rrezikshme dhe nuk është rrugë europiane”-tha Lambrinidis.
Kryeministri Hashim Thaçi tha se raportet me Greqinë janë miqësore, ndërsa ftesa për njohjen e pavarësisë sipas tij është gjithmonë në fuqi.
“Natyrisht kërkesa jonë për njohje është gjithmonë në fuqi, por vendimi është sovran i Athinës dhe ne e respektojmë vendimin e tyre në bazë të interesave të shtetit dhe popullit grek. Unë falënderoj edhe njëherë ministrin, qeverinë greke, kryeministrin Papandreu për mbështetjen e plotë dhe që kanë sjellë një frymë uniteti në BE për perspektivën evropiane të Kosovës në procesin për liberalizim të vizave dhe marrëdhënieve tregtare me BE-në”-tha Thaçi.
Kryeministri Thaçi tha se mirëpret qëndrimin e Greqisë që Ballkani si tërësi të jetë pjesë e Bashkimi Europian.
Bul Salihu