E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot ndeshja Islandë-Shqipëri, sot varet gjithçka për Brazil 2014

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Islandën. Një përballje shumë e vështirë dhe e rëndësishme për fatet e kombëtares sonë dhe për “ëndrrën Brazil 2014. Kombëtarja shqiptare do të vuajë në Islandë edhe temperaturat e ulta që varjojnë në rreth 10 grad celsius.

Ergys Kaçe dhe Hamdi Salihi, do të jenë të gatshëm për të luajtur, pasi i kanë kaluar me sukses problemet që kanë shfaqur pas ndeshjes ndaj Sllovenisë.

De Biazi duket se ka vendosur edhe për formacionin që do të hedhë në fushë, dhe për vendosjen taktike të kombëtares.

Kështu në portë Berisha nuk do të lëvizë, në mbrojtje Shqipëria do ti gëzohet rikthimit të Dallkut, në qendër pritet të konfirmohet dyshja Cana-Teli, ndërsa Lila pritet të spostohet në krahun e majtë.

Në mesfushë, De Biazi duket se ka vendosur të luaj me 4 mbrojtës dhe jo me 5. Kështu Roshi, Kaçe, Basha dhe Rama do të mbështesin dyshen e sulmit që me shumë mundësi do të përbëhet nga Salihi dhe Çani.

Ndërkohë gjithçka do të varet sonte në lidhje me fatin e Shqipërisë në këto eliminatore të kampionatit Botëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›