E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi per kutite KQZ rrezon kerkesen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrezoi sot kerkesen e nje grupi nismetar per tu pajisur me formularin e posacem te KQZ-se per mbledhjen e firmave per referendum.

Ky referendum do te kishte per synim rinumerimin ose jo te fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Grupi nismetar kishte argumentuar ne kerkesen e vet se nje referendum i tille do ti jepte fund krizes politike si nje ceshtje e nje rendesie te vecante per vendin.

Nga 6 anetare te pranishem dy votuan pro kerkeses kurse kater anetare te tjere te Komisionit votuan kunder. Ne argumentin e shumices se anetareve te KQZ-se kerkesa e dorezuar nga nje grup qytetaresh nga Tirana eshte e pambeshtetur ne ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›