E Diel, 1 Nëntor 2026

USAID panair per produktet e konsumit ne Kosove



USAID-i ka zhvilluar panairin per promovimin e produkteve te turizmit Kosovar duke e pare turizmin ne Kosove si nje fushe me potencial te konsiderueshem. Ky eveniment zhvillohet per here te dyte ne Shqiperi ku operatore te ndryshem nga Shqiperia Kosova Maqedonia dhe Mali i Zi do te prezantojne produktet e tyre turistike. Ne fjalen e tij Presidenti i Shoqates Kosovare te Turizmit Zef Ceku e cilesoi Kosoven si nje vend me vlera te medha kulturore dhe natyrore.

Panairi i turizmit Kosovar synon te sjelle me prane turisteve Shqiptare dhe te huaj produktet turistike te ketij vendi. Duke e pare turizmin si nje sektor qe ndikon ne zhvillimin e sektoreve te tjere te rajonit Zv. Ministrja e Kultures Turizmit Rinise dhe Sporteve Suzana Turku tha se rruga Durres- Kukes ka luajtur nje rol shume te rendesishem ne hovin qe ka pasur turizmi kete vit. Duhet te vazhdojme te bashkepunojme me qellim qe te ofrojme nje turizem te qendrueshem dhe me prespektive shtoi ajo.
Paniri me sloganin Perjetoni Kosoven do te zgjasi per dy dite me radhe duke promovuar vlerat turistike te kosoves me qellim perfshirjen e saj ne turizmin rajonal.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›