E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet ne Tirane panairi i mobilerise

Shqiperia dhe Kosova kane perpara nje perspektive te perbashket ekonomike dhe rruga Durres- Kukes ka hapur mundesi te medha bashkepunimi. Kete vleresim dha ministri i ekonomise Ilir Meta ne hapje te panairit te mobiljeve ne Tirane.

Nisur nga fakti se ne te dy anet e kufirit ka pasuri te medha natyrore ende te pashfrytezuara mire si pasuri minerare pyjore energjitike dhe duke ditur gjithashtu se kapaciteti menaxhues i kompanive qe ushtrojne veprimtarine e tyre ne kete rajon mbetet ende i kufizuar behet imperativ promovimi i ketyre resurseve dhe gjithashtu rritja e shkalles se shfrytezimit te tyre duke terhequr ne kete menyre edhe prezencen e investimeve te huaja ne kete rajon tha Meta.

Nga 60 kompani pjesemarrese ne kete panair nje e katerta vijne nga Kosova. Por panairi ka te pranishme edhe kompani te tjera nga te gjithe vendet e rajonit.

Panairi ofron mundesi te shumta per promovimin e produkteve sherbimeve dhe aktiviteteve te dnryshme si dhe kontribuon ne bashkepunimin e metejshem nder rajonal e ne menyre te vecante me Kosoven tha Meta.

Panairi i mobilerise eshte nje aktivitet i pervitshe qe zhvillohet ne kryeqytet nen kujdesin e ministrise se ekonomise. Ai do te jete i hapur per 5 dite me radhe.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›