E Diel, 1 Nëntor 2026

UT, 22 pyetje drejtuar MASH per reformen financiare Luljeta Ndoka

Senati i Universitetit te Tiranes, pasi ka shqyrtuar me ekspertet dhe grupet e interesit draftin e MASH-it per reformen e financimit, i ka drejtuar 22 pyetje ketij dikasteri, ku shprehen paqartesite se si do te funksionoje kjo reforme, apo edhe te dhena teknike ne lidhje me realizimin e saj. Pasi eshte njohur me materialin e pergatitur nga Senati i Universitetit te Tiranes, Ministria e Arsimit ka deklaruar nepermjet zedhenesit te saj se i mirepret te gjitha pyetjet dhe sugjerimet nga perfaqesuesit e Universiteteve dhe te te gjitha grupeve te interesit. "Specialistet e MASH do te mblidhen t'i shqyrtojne dhe te dalin ne konkluzione se cfare mund te behet per te miren e universiteteve, nepermjet reformes se re financiare", tha zedhwnesi i i MASH, Basir Collaku. Nderkaq, rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, u shpreh se keto pyetje jane ngritur jo vetem nga stafi pedagogjik dhe anetaret e senatit, por edhe nga te gjitha grupet e interesit, te cilet e kane shqyrtuar me shume vemendje kete draft. Per hir te se vertetes, ka patur mjaft reagime. "Materiali i MASH-it per skemen e financimit, i eshte derguar te gjitha grupeve te interesit, universitetit, stafit akademik, studenteve dhe stafit administrativ. Feedback-u i marre nga to, ka qene i jashtezakonshem, gje qe tregon seriozitetin me te cilen eshte marre ky material dhe rendesine qe ai ka per arsimin e larte",- thote Kule. Sipas tij, mendimet e marra nga grupet e interesit kane analizuar cdo detaj te skemes se propozuar dhe jane munduar qe te parashikojne realitetin e ri qe do te krijohej ne qofte se kjo skeme do te implementohej. "Ne teresi, nga te gjithe ata te cilet kane shprehur mendimet e tyre rreth skemes se financimit, jane ngritur disa pyetje, te cilat nese do te marrin pergjigje nga MASH-i, do te ndihmonin ne thellimin e analizes dhe arritjen ne konkluzione nga grupet e interesit te Universitetit te Tiranes",- thote Kule.

11 pyetje per draftin:

1. Materiali per Reformen Financiare ne Arsimin e Larte eshte derguar si nje material i pashoqeruar me informacion shtese per identifikimin e autoreve te tij. Per te bere nje vleresim me te mire te tij, per te kuptuar me mire idete dhe sugjerimet e tij, duhet te shoqerohet edhe me perberjen e grupit te punes qe ka pergatitur kete draft, CV-te e tyre, per te pare edhe eksperiencen e anetareve te ketij grupi. Kjo eshte shume e rendesishme ne rastin e nje dokumenti kaq te rendesishem, per te kuptuar besueshmerine e rruges qe propozohet per reformen e pretenduar te financimit te arsimit te larte.

2. Ne draft permendet prezenca e konsulences se huaj. A mund te behet publik nje shkrim apo opinion i tyre ne lidhje me materialin per strategjine e Financimit? Mendimi vleresues dhe oponenca e konsulenteve te huaj, do te ishte me vlere per te kuptuar me mire idete dhe per te sqaruar mbase, edhe shume gjera te paqarta ne material.

3. Ne material nuk gjendet ndonje vleresim i situates aktuale te arsimit ne Shqiperi, ne lidhje me financimin. Prandaj shtrohet pyetja: A eshte bere ndonje studim i kushteve aktuale te skemes se financimit te universiteteve, dhe cilat kane qene rezultatet e kesaj analize? A mbeshtesin keto rezultate konkluzionin e ndryshimit te skemes se financimit dhe vendosjen e kesaj skeme te re te propozuar ne kete material dhe pikerisht ne kete periudhe? Ne gjykimin tone eshte shume e rendesishme kryerja e nje vleresimi dhe studimi te tille, eshte thelbesore per kete reforme qe kerkohet te behet.

4. A mendohet se ne nivelin aktual kulturor, menaxherial dhe social ne Shqiperi, kjo skeme qe propozohet do te kete sukses dhe ku bazohet konkluzioni? Pra, a eshte bere nje studim i nivelit menaxherial, kulturor, dhe social, aktual ne Shqiperi per te percaktuar nese e suporton kete reforme dhe periudhen se kur mund ta suportoje?

5. Ne draft permenden se jane marre mendimet edhe te aktoreve lokale te interesuar. Cilet jane aktoret e perfshire ne dhenien e ketyre mendimeve? A ka pasur mendime te kunderta dhe cilat jane argumentet e hedhjes poshte te ketyre mendimeve te kunderta?

6. A eshte bazuar studimi i paraqitur ne eksperiencen e ndonje vendi? A eshte ky vend evropian apo ndonje tjeter? Nese po, a eshte bere ne ate vend nje analize e rezultateve te kesaj skeme, aneve pozitive dhe negative, dhe a jane marre parasysh keto rezultate ne draftin e paraqitur? A jane marre parasysh ne kete skeme, politika e deritanishme ne zhvillimin e arsimit te larte? A eshte marre parasysh synimi per t'u integruar ne BE dhe Karta e Bolonjes?

7. Modeli i zgjedhur ne kete material, per financimin e IAL eshte ai qe ndjek "studentin". Cilat jane modelet e tjera me te cilat grupi hartues i materialit eshte konsultuar dhe perse u zgjodh pikerisht ky model (a ishte me i suksesshmi; a ishte me i pershtatshmi per kushtet e vendit tone; a eshte me i mundshmi per t'u zbatuar aktualisht?). Pra, cilat jane argumentet pro dhe kunder, te perdorura nga hartuesit e ketij materiali, te zgjedhjes se ketij modeli?

8. Ne draft paraqitet se skema e re e financimit te Universiteteve, bazohet ne performancen e tyre, por ne fakt kjo performance ne kete material zhvillohet vetem ne baze te numrit te studenteve dhe jo ne treguesit e tjere cilesore te kesaj performance. A eshte e sakte te bazohet vetem ne performancen sasiore? Po performanca cilesore, cilesia e stafit, cilesia e studenteve dhe cilesia e kerkimit shkencor, duhet te perfshihen nese skema eshte bazuar tek performanca?

9. A eshte kjo skeme e njejte me sistemin "Voucher" te financimit, pa dallim institucioni publik apo privat?

10. Ne material flitet mbi Fondin e Zhvillimit Strategjik, per te ndihmuar universitetet ne zhvillimin e procesit te ri te qeverisjes dhe te menaxhimit te tyre. Si do te percaktohet shuma e grantit per cdo universitet?

11. Ne material flitet per operimin e universiteteve private si nje organizate jofitimprurese. Edhe ne kete ceshtje lindin nje sere pikepyetjesh te tipit: sa e kontrollueshme eshte nga ana e shtetit qe keto universitete kane kete status, pra te organizates jofitimprurese? Si do te ishte ky kontroll kur praktika aktuale e pranuar nga vete ky material, ka treguar se deri tani shteti nuk ka arritur te beje kontrollin dhe monitorimin e universiteteve private?

Pyetje Teknike rreth Skemes se Financimit

1. Cilesia e studentit, "Performanca ne Maturen Shteterore", a do te jete kriter, nese institucioni ku studenti do te studioje, do te perfitoje nga skema e re e financimit?

2. Cila do te jete metodologjia qe do te perdoret per te percaktuar koston e studenteve per cdo Universitet Publik?

3. Ne skemen e re te Financimit, parashikohet qe Universitetet Publike nuk mund te rekrutojne studente mbi kuoten e percaktuar nga Ministria e Arsimit, per te cilet do te merret financimi nga skema e re, ndersa Universitetet Private mund te regjistrojne studente mbi kuotat e percaktuara nga Ministria pa limit. A nuk ve kjo ne pikepyetje vete filozofine qe kjo skeme kerkon te promovoje, "Barazi midis institucioneve te Arsimit te Larte dhe konkurrence te drejte"?

4. Ne material permendet se Universitetet Publike mund te rekrutojne deri ne 10% shtese te studenteve me kosto te plote mbi kuotat e percaktuara per secilen dege. Ky kufi prej 10% do te perfshije te gjithe studentet part- time. Ky numer, ne baze te kesaj skeme, eshte disa here me i vogel se numri aktual i studenteve qe regjistrohen ne Universitetet Publike. Kjo formule, a nuk ve ne pikepyetje funksionimin e sistemit part-time, per shkak te numrit te kufizuar te studenteve qe mund te regjistrohen ne Universitetet Publike? Universiteteve Private u krijohet mundesia e lire per te rekrutuar studente te sistemit part-time pa limit. A nuk eshte kjo perseri shkelje e parimit te barazise, ku bazohet filozofia e skemes se re te Financimit?

5. Ne skemen e re te propozuar dhe me kufizimet, qe kjo i sjell Universiteteve Publike, a ka parashikuar ministria se cili do te jete efekti mbi te ardhurat dytesore te Universiteteve Publike nga kjo skeme?

6. Ne draft paraqitet fakti qe edhe Institucionet jo publike, nese do te kene statusin e institucionit jo-fitimprures, do te trajtohen ne financim njelloj si edhe universitetet publike. Por nuk tregohet se si do te jete ky status, bazuar ne cilin ligj do te ndertohet ky status? Po ashtu se si do te mbrohen universitetet publike nga konkurrenca e universiteteve OJF me ndihme publike, kur dihet se duke qene se do te kene edhe studente me kuota te larta - do te kene mundesi t'u ofrojne stafit pedagogjik paga shume me te larta se atij ne universitete publike? A parashikohet ne reforme rritja e pagave ne sektorin e universiteteve publike? Cilat do te ishin mekanizmat qe do te sigurojne kontrollin dhe monitorimin e ketyre universiteteve OJF me financim publik?

7. Materiali parashikon qe shume nga hapat e tij, te fillojne ne vitin 2012 dhe te perfundoje e gjithe reforma ne vitin 2013. Mos eshte shume i shpejtuar ky afat, kur ende nuk jane bere studimet dhe vleresimet e efekteve te reformes me te fundit ne arsim? Mos po ecet me shume nxitim? Arsimi i larte ka patur nje reforme te shpallur nga MASH-i para pak vitesh, dhe ende nuk ka nje studim dhe vleresim te kesaj reforme ne lidhje me efektet, anet pozitive dhe negative te saj. Mos kjo shpejtesi e corodit reformen ne Arsimin e Larte dhe palet e interesuara nuk arrijne te vendosin nje rregullim, kur u kerkohet te behet nje tjeter? Ne do te sillnim nje eksperience ne fushen e rregullimeve te kontabilitetit. P.sh: kur behet nje rregullim apo nje standard i ri nderkombetar i Kontabilitetit, kerkohet qe te ndiqet nje proces i detyrueshem (due process), i cili zgjat te pakten 18 muaj, gjate te cilit hidhen ne diskutim projekt-idete, mblidhen komentet, perpunohen, hidhen perseri idete ne diskutim, grumbullohen komente, perpunohen dhe hartohet nje draft standard, grumbullohen komentet, perpunohen perseri dhe hidhen per diskutim, dhe vetem pas grumbullimit te ideven behet dhe hartimi i standardit perfundimtar. Po ashtu parashikohet qe standardi i ri hyn ne fuqin zakonishtn jo me pare se 2 vjet nga data e daljes se standardit te ri. Dhe kjo behet qe zbatuesit te njohin fillimisht standardin dhe pastaj ta zbatojne ate me sukses.

8. A mos eshte shpejt fillimi i kesaj reformen kur ende nuk jane hartuar dhe kur duhet kohe qe te hartohen nje sere procedurash rigoroze dhe shume te rendesishmen ne lidhje me administrimin dhe kontrollin e dhenies dhe perdorimit te fondeve universiteteve? Per me tepern keto procedura duhet edhe te diskutohen me palet e interesuara dhe specialistet perkates?

9. Permendet qe metoda e re e financimit, te hyje ne fuqi ne fillim te vitit 2012, mbi cilat kritere do te filloje aplikimi i kesaj skeme per Universitetet Private, nderkohe qe ne material pranohet qe procesi i akreditimit nuk ka qene rigoroz dhe strikt, dhe se Universitetet Private kane funksionuar mbi baza ligjore jo te qarta dhe te kuptueshme?

10. Ne material permendet qe pjese e buxhetit total per skemen e re te Financimit do te jete: Fondi per zhvillimin strategjik, Fondi per kerkim dhe zhvillim akademik, Fondi per koston e Bursave dhe Fondi per skemen e huase studentore. A mund te na jepni disa te dhena te qarta se sa per qind e buxhetit do t'i dedikohet ketyre zerave?

11. Per te pasur nje panorame me te qarte te kapaciteteve financiare qe ka Ministria e Arsimit dhe te atyre qe kane Universitetet Publike, eshte e domosdoshme qe MASH-i te publikoje nje analize sasiore te skemes se re te propozuar. Gjithashtu, te paraqiten skenaret optimiste dhe pesimiste te implementimit te kesaj skeme.

Specialistet e ISHP, ne analizen e 9 mujorit, tregojne se kryeqyteti hyn ne zonen e rrezikshme. Kerkohet gjelberim zonash

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›