Levizja pa viza, si nevoje dhe preference Bujar Nishani
Se pari, ne emer te delegacionit shqiptar do te doja te bashkoja falenderimet e mia, me ato te parafolesve, per organizatoret e ketij aktiviteti, vendin prites, si dhe per gjithe stafin e eksperteve qe kontribuan ne pergatitjen e kesaj konference ministrore, si dhe shpreh kenaqesine time qe marr pjese ne te. Padyshim, qe ne fillim te fjales sime, deshiroj te shpreh falenderimet dhe mirenjohjen e thelle qe Qeveria shqiptare ka ndaj Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian, ne teresi, per ndihmen e pazevendesueshme ne forcimin e demokracise dhe levizjen e lire ne hapesiren Shengen. Levizja pa viza e qytetareve shqiptare drejt hapesires Shengen, ishte dhe vijon te mbetet projekti kryesor dhe nje nder prioritetet madhore te Qeverise shqiptare. Bashkimi Evropian vendosi te ndertoje nje proces te qarte, te matshem dhe konkret per liberalizimin e regjimit te vizave me vendet tona, ku padyshim fusha te tilla si lufta ndaj krimit te organizuar, kufij te sigurt, migracioni, etj; ishin ne qender te ketij procesi dhe ku u deshmua qe pala jone e permbushi me sukses kete objektiv. Ne nderhyrjen time, sot ne kete takim, kam kenaqesine te paraqes disa nga masat e marra nga Qeveria shqiptare per goditjen dhe parandalimin e tij. Lufta kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te paligjshme eshte nje nder fushat prioritare per Qeverine shqiptare, po ashtu dhe nje element shume i rendesishem ne kuader te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Angazhimet e ndermarra dhe objektivat e percaktuara, shkojne ne nje linje me detyrimet qe rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim-Asocimit. Lufta kunder droges mbetet nje nga prioritetet kryesore te Qeverise shqiptare, Ministrise se Brendshme dhe Policise se Shtetit ne vecanti, sepse perben nje rrezikshmeri te larte per qytetaret tane dhe per impaktin potencial ne procesin integrues te Shqiperise ne BE. Shqiperia vazhdon te arrije sukses me programin e saj per reduktimin e prodhimit dhe trafikimit te drogave, per garantimin e nje kontrolli efektiv dhe sigurimin e territorit te saj, ku gjate vitit 2011, ne drejtim te parandalimit dhe luftes kunder kultivimit te bimeve narkotike, nga numri i rasteve te konstatuara, ka rritje te fuqise zbuluese me mbi 15 %, ne raport me vitin 2010.
Forcimi i veprimit te ligjit dhe i bashkepunimit kombetar e nderkombetar, ka ndihmuar ne sigurimin me te mire te kufijve tane dhe reduktimin e gjithe llojeve te trafikimit. Ka nje permiresim te konsiderueshem ne sigurimin e vijes bregdetare, transportin ajror, si dhe te kufirit ne pergjithesi. Keshtu, me financim te Delegacionit te Bashkimit Evropian, ka perfunduar ndertimi i 10 godinave te reja te PKK-ve dhe 17 stacione te Policise Kufitare dhe Migracionit; me financimin e shtetit shqiptar ka perfunduar godina e Njesise se Levizshme Territoriale; jane levruar 7 (shtate) mjete lundruese per mbikeqyrjen e hapesires detare. Eshte punuar per permiresimin e akteve ligjore e nenligjore dhe forcimin e metejshem te bashkepunimit nderinstitucional ne luften kunder droges.
Eshte rritur me tej numri i efektivave ne strukturat e specializuara per luften kunder droges, me nje total prej 18% (18 funksione) ne qender dhe ne baze. Ne bashkepunim me partneret nderkombetare ka vazhduar rritja e kapaciteteve te njesive antidroge dhe policise kufitare nepermjet sigurimit te pajisjeve dhe trajnimeve te specializuara. Vlejne te permenden per vitin 2011, realizimi i dy ushtrimeve trajnuese "Per dorezimin e kontrolluar" dhe "vezhgimin nderkufitar", te zhvilluara ne kuader te implementimit te Konventes se Vjenes mbi Bashkepunimin Policor si dhe nga OSBE/Kosove, ku moren pjese 8 shtete nga rajoni dhe me gjere si dhe trajnimet e zhvilluara ne Shqiperi ne kuader te projektit te binjakezimit me SOCA. Sistemi TIMS dhe MEMEX jane shtrire me tej duke permiresuar ndjeshem procesin e grumbullit dhe analizimit ne kohe te te dhenave operative. Padyshim qe sistemi TIMS i shtrire ne te gjitha pikat e kalimit kufitar (PKK) eshte nder me bashkekohoret dhe me efikasi jo vetem ne rajon, por dhe me gjere. Gjate vitit 2011 eshte intensifikuar puna per goditjen e rrjeteve te trafikut e shperndarjes se drogave dhe treguesit e luftes kane shenuar rritje krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ne fushen e bashkepunimit nderkombetar jane goditur grupe kriminale te trafikut dhe shperndarjes se lendeve narkotike, ku jane realizuar me sukses 14 operacione nderkombetare (me Italine, me Zvicren, me Gjermanine, me SHBA, me Spanjen dhe me Sllovenine) duke zbatuar teknikat speciale te hetimit. Eshte rritur bashkepunimi policor me partneret nderkombetare permes zhvillimit te operacioneve te perbashketa nderkombetare. Krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2010, rezulton se ka nje rritje te nivelit te bashkepunimit te strukturave qendrore kunder trafiqeve te paligjshme me strukturat qendrore kunder trafiqeve te paligjshme ne vende te ndryshme te rajonit si Greqi, Kosove, Serbi, Hungari, Slloveni, Itali etj. Pervec goditjeve intensive te grupeve kriminale te trafikimit te narkotikeve, nje rol efektiv ne keto rezultate ka patur edhe funksionimi mjaft i mire i Qendres Nderinstitucionale Operacionale Detare e cila eshte e pajisur me nje staf te specializuar dhe me pajisjet nga me modernet per te interceptuar, ndjekur e goditur rastet e trafikimit nepermjet detit. Eshte rritur numri i rasteve per hetimet pasurore dhe njekohesisht sekuestrimet dhe konfiskimet e pasurise te cilat jane ne hetim se bashku me Prokurorine per Krime te Renda. E krahasuar me vitin e kaluar vlera e pasurive te sekuestruara dhe konfiskuara eshte dy here me e larte. Prane Prokurorise se Krimeve te Renda jane regjistruar 28 procedime pasurore, nga te cilat 26 jane filluar ne perputhje me kerkesat e Ligjit. Jane paraqitur ne gjykate 10 kerkesa sekuestrimi per pasuri, te cilat perllogariten me vleren e tregut afro 6 milione euro, te cilat jane lene ne fuqi dhe nga gjykimi ne shkalle te dyte nga Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda. Jane duke u kryer hetime pasurore nga ana e Sektorit per 121 procedime penale. Vlera e perafert e gjithe aseteve te sekuestruara dhe konfiskuara ne administrim te agjencise se Administrimit te Aseteve te Konfiskuara eshte afersisht 17 milion euro.
***
Megjithese procesi i liberalizimit te vizave eshte nje nga arritjet me te medha te Shqiperise ne procesin e Integrimit Europian, shqetesimet e ngritura lidhur me menaxhimin e migracionit perkthehen ne nje prioritet per te intensifikuar masat e marra te deritanishme dhe ato te planifikuara ne te ardhmen per t'i adresuar me efektivitet ceshtjet e rasteve te raportuara nepermjet sistemit te EU "alert". Aktualisht Shqiperia vijon me dinamike intensive: bashkepunimin me FRONTEX, per procesimin e te dhenave sipas formateve dhe afateve kohore te kerkuar; komunikimin e vazhdueshem nepermjet Drejtorise se Pergjithshme te Policise me oficeret e kontaktit ne vendet e BE per te ndjekur rastet abuzive apo problematike. Bashkepunimin me sherbimet kufitare dhe te migracionit te vendeve fqinje apo me sherbimet e migracionit te vendeve te EU.
Informimi i popullates lidhur me detajet e procesit te levizjes pa viza ne vendet e EU, si: mundesive qe ofron procesi i liberalizimit te vizave; kushteve qe ju kerkohen nga sherbimet kufitare dhe migracionit per te hyre ne zonen Shengen; pasojave individuale per secilin qe do ta keqperdore mundesine e levizjes pa viza si per te kerkuar azil ashtu dhe per te shkelur afatet e qendrimit. Do te donim qe me kete rast te shprehnim kerkesen tone qe rastet e evidentuara te azilanteve abuzive shqiptare - qe kane thyer kushtet e procesit te liberalizimit - te riktheheshin ne Shqiperi. Ministria e Brendshme, nepermjet Drejtorise se Pergjithshme te Policise ka marre te gjitha masat per pritjen e tyre nepermjet ketyre pikave te kalimit kufitar. Procesi i liberalizimit te vizave nuk eshte perdorur nga shqiptaret si nje mundesi per te "ikur" nga Shqiperia, por si nje mundesi per te levizur pa viza sipas nevojes dhe preferencave. Deri me tani kane shfrytezuar kete mundesi rreth 356 mije vete ku numri total i te kthyerve ne kufi eshte rreth 3.9% e numrit te shtetasve qe kane dale nga Shqiperia. Kjo tregon nga njera ane punen e madhe qe eshte bere dhe qe vazhdojme ta bejme me ane te nje fushate te gjere informuese, si dhe nga ana tjeter, seriozitetin e shtetasve shqiptare per te mos i shperdoruar mundesite qe ju ka ofruar ky proces. Gjithashtu, kam kenaqesine t'ju informoj se ne ditet ne vijim nje fushate e gjere informuese mediatike dhe nje seri takimesh do te vijojne te ndermerren per kete qellim.
* Fjala e Ministrit te Brendshem ne Forumin Ministerial BE-Ballkani Perendimor per Ceshtjet e Brendshme dhe Drejtesine, organizuar nga presidenca polake e BE ne Oher, Maqedoni