E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jemi te hapur per kunderoferte Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialise, Edi Rama, ka kerkuar nga mazhoranca nje pergjigje konkrete per 10 pikat e propozuara per integrimin e vendit. Ne mbledhjen e djeshme te Grupit Parlamentar, Rama ka lene te hapur dhe mundesine per pranimin e ofertave te tjera nga ana e mazhorances. "Nese Saliu ka nje kunderoferte, ne kerkim te mirekuptimit me opoziten, per te mbushur gropat e thella qe Shqiperia ka perpara ne rrugen e integrimit, eshte i ftuar ta paraqese. Do ta shohim ate me shume vemendje dhe do te angazhohemi plotesisht per ta vene ne jete, nese i adreson me mire se oferta jone ekzigjencat e Bashkimit Evropian ndaj qeverise dhe ndaj opozites",- tha dje Rama. Nderkohe qe per 10 pikat, ai ka theksuar se kryeministri duhet te jape pergjigje per secilen prej tyre se perse e refuzon. Nga ana tjeter, Rama ka theksuar se kryeministri nuk kerkon integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. "Une kam bindjen: Saliu nuk e do statusin e kandidatit per Shqiperine. Afrimi i metejshem i vendit tone me BE-ne, bie ndesh me projektin e tij de facto te shpallur te nje shteti pa Parlament funksional sipas standardeve evropiane",- tha dje Rama. Duke folur per paktin per integrimin, Rama lancoi dhe nismen e re, per takime publike per prezantimin e projekteve kryesore. "Ne do te organizojme disa tryeza publike, ku do te shpalosim vizionin tone per Paktin per 'Shqiperine si gjithe Europa', e do te hapim me transparence e pergjegjesi kombetare dialogun e domosdoshem per problematiken e ketij pakti, me te gjithe aktoret dhe faktoret, drejtperdrejte te lidhur ose te interesuar per kete proces",- tha Rama. Ai u shpreh se tryezat publike do te organizohen me specialiste te fushave perkatese, per te diskutuar me nevojen e ndryshmeve. Gjithashtu, Rama perseriti kerkesen per nje debat publik me kryeministrin. Sipas tij, qytetaret duhet te degjoje vete argumentet per te cilat debaton sot mazhoranca dhe opozita. "Dua t'ia kerkoj sot Saliut, edhe me ze e me figure, qe te vije ne nje debat perpara shqiptareve. Qytetaret e ketij vendi meritojne te dine si do te dalim nga ky udhekryq, ku as Evropa s'na nxjerr dot, as shqiptaret s'duan te rrine. Meritojne te dine cfare kemi per t'i thene njeri-tjetrit sy me sy dhe ne sy te tyre, per ato qe ata i degjojne prej nesh vec e vec",- tha Rama. Kryesocialisti eshte ndalur dhe ne procesin e reformes zgjedhore. Sipas tij, mazhoranca nuk ka kthyer pergjigje per propozimin qe kane bere negociatoret e majte. "Saliu po refuzon te pranoje marreveshjen e propozuar nga negociatoret tane, ku eshte shkruar ajo qe ka premtuar mbi 100 here per dy vjet rresht. E kane degjuar te gjithe shqiptaret sesa shpesh e ka perseritur, qe eshte gati te miratoje cdo propozim te opozites per Kodin Zgjedhor, qe merr driten jeshile nga ODIHR-i dhe/ose Komisioni i Venecias",- tha dje Rama.

"Opozita nuk eshte kunder SHBA-ve"

Kryetari i Partise Socialiste ka sqaruar piken 9 te paktit per integrimin, ne te cilen kerkohet hetimi i zyrtareve me imunitet mbi te informacionet e publikuara nga Wikileaks. Rama ka theksuar se opozita nuk ka kerkuar asnje hetim per ambasadoret e SHBA-ve. "Te jemi shume te qarte! Kerkesa jone s'ka lidhje gjekundi me Ameriken, apo me miqte e cmuar amerikane, qe kane kontribuar dhe kontribuojne ne Shqiperi ne mbeshtetje te popullit shqiptar! Pike!",- tha dje Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›