UT-ja publikon rregulloren e re

Universiteti i Tiranës ka publikuar rregulloren e re. Shumë pika të kësaj rregullore duket se janë në favor të studentëve ku një pjesë e rëndësishme e saj ka të bëjë me numrin e sezoneve të provimeve. Nëse më parë ka pasur tre sezone tashme do të ketë pesë. Dy sezonet e reja do të jenë në muajt prill dhe dhjetor por ato do të jenë me pagesë. Përveç kësaj rregullorja e re shpjegon se për të kaluar nga viti i parë në të dytin duhet që studentët të marrin të paktën 30 kredite.
Megjithëse rregullorja ka më shumë se një javë që është miratuar duket se studentët nuk kanë asnjë informacion për të.
Në këtë rregullore thuhej se sistemi part time do të vijoj me programin katër vjeçar.