Vritet një ekip kolumbian
-490x320.jpg)
Dhjetë meshkuj nga një klub amator kolumbian i futbollit, të cilët ishin kidnapuar pas një ndeshjeje, janë gjetur të vdekur në Venezuelë.
Viktimat janë vrarë në stil ekzekutues gati dy javë pasi ishin rrëmbyer nga një fushë afër kufirit me Kolumbinë.
Persona të armatosur, të veshur me rroba të zeza, kanë thirrur një nga një emrat e anëtarëve të ekipit, para se ti rrëmbenin 12-të prej tyre, shumica kolumbianë, në automjete.
Trupat e 10 prej të rrëmbyerve, në moshë nga 17 deri 38 vjeç, janë gjetur në vende të ndryshme në perëndim të krahinës Tachira.
Zyrtarë të Venezuelës kanë njoftuar se vrasjet mund të kenë ndodhur nga faktorë të ndryshëm në Kolumbi dhe kanë përforcuar patrullat e sigurisë afër kufirit, ndërsa dyshohet se vrasjet janë kryer nga grupi gueril kolumbian i krahut të majtë, ELN.
I vetmi shpëtimtar i kidnapimit, 19 vjeçari kolumbian Manuel Cortez, është në spital pasi ishte urdhëruar të ulet në gjunjë dhe ishte qëlluar në qafë. Vëllai i tij, Orlando Lopez, ka thënë se Cortez nuk e kishte ditur se kush ishin rrëmbyesit.
Ata kanë qëndruar të lidhur për 14 ditë në diell. Ata kanë qenë të lidhur në disa drunj, me zinxhir në qafë dhe me duar të lidhura, tha ai, duke shtuar se rrëmbyesit u kanë thënë pengjeve se ata nuk janë fajtorë, por duhet vrarë të gjithë për shkak se ua kanë parë fytyrat.
Cortez është duke qëndruar në një spital ushtarak në Caracas, ku është transferuar pas një vizite alarmuese në një spital në regjionin kufitar ku ishte trajtuar fillimisht.
Një i panjohur kishte ardhur në spital duke kërkuar ta vizitojë Cortezin, por ishte ndalur nga autoritetet, ka thënë Cortez.
Fati i të kidnapuarit të 12-të, anëtar i ekipit, mbetet i panjohur.