Ualkot Ndaj Junajtid te luajme pa frike

Mesfushori anglez i Arsenalit Teo Ualkot u ben thirrje shokeve te skuadres qe te luajne pa frike ne perballjen ndaj Mancester Junajtid.
Dy gjigantet e futbollit britanik do te perplasen te henen ne Old Traford me topcinjte qe mbajne kreun e renditjes dhe Djajte e kuq qe ndjekin me nje pike me pak por me nje ndeshje me teper per te luajtur. Klubi nga Londra Veriore ka fituar pese nga tete ndeshjet e luajtura jashte fushe ne kete sezon duke barazuar dy dhe humbur vetem nje.
Duhet te shkojme ne Old Traford dhe te luajme pa frike citohet te kete thene Ualkot per tabloidin britanik Sun. Junajtid nuk eshte ne formen me te mire por mbetet i rrezikshem. Ata ende nuk kane humbur por per fat te mire i gjejme ne nje moment jo fort te pershtatshem per ta. Kurse ne jemi ne forme te shkelqyer dhe po luajme mire.
Sipas anesorit 21-vjecar sfida ndaj nenkampioneve ne fuqi eshte nje tjeter prove per formacionin e Vengerit. E kaluam me sukses ndaj Sitit dhe besoj se te njejten gje mund te bejme serish komentoi ai. Ne sezonin e shkuar nuk morem shume pike kunder skuadrave te medha por sivjet pretendentet po mundin njeri-tjetrin dhe keshtu do te vazhdoje gjer ne fund. Me lojen e mire qe po bejme jashte fushe mund te mundim kedo.