Anceloti i sigurt Kam mbeshtetjen e Abramovicit

Pavaresisht rezultateve negative ne javet e fundit tekiniku italian i Celsit Karlo Anceloti nuk i trembet nje shkarkimi te mundshem nga detyra ne klubin londinez.
Kam folur me presidentin pas humbjes me Marsejen te merkuren dhe mora mbeshtetjen e tij te plote pohoi Karleto. Me tha qe e kishte kuptuar cilat ishin problemet e skuadres dhe une e di qe mund te besoj te mbeshtetja e te gjithe lojtareve te mi. Ky eshte aspekti me i rendesishem. Edhe klubi eshte me mua prandaj besoj se cdo gje do te shkoje ne vend.
Ne listen e te shkarkuarve nga manjati rus qe ka ne pronesi klubin londinez nga viti 2003 figurojne emra te njohur Hoze Mourinjo Avram Grant dhe Felipe Skolari. Celsi ka zbritur ne vendin e trete ne kampionat pas nje ecurie qe rezulton te jete me e dobeta ne dhjete vitet e fundit vetem pese pike ne gjashte ndeshje. Te dielen blute do te luajne ne fushen e Totenhemit.