E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uashington, Hilari Klinton pret sot Dalai Lamën

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, Dalai Lama do të diskutojë edhe me presidentin Barak Obama.

''Lideri shpirtëror tibetian do të pritet nga Klinton në Departamentin e Shtetit'', theksoi Mark Toner, një nga zëdhënësit e diplomacisë amerikane.

‘'Hilari Klinton është takuar me Dalai Lamën edhe më parë dhe u shpreh e lumtur për përsëritjen e kësaj eksperience. Dalai Lama është laureat i çmimit Nobel për Paqe. Është një lider fetar dhe i njohur ndërkombëtarisht dhe Klinton do ta takojë ashtu siç kanë bërë dhe sekretarët e tjerë të Shteti'', shtoi Toner.

Vizita e Dalai Lamës në SHBA ka provokuar reagim të ashpër nga Kina, që i ka kundërshtuar këto takime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›