E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD acaron tonet: Rama kërcënon qeverinë me protesta

“Edvin Kristaq Rama ka zgjedhur pikërisht kohën e dialogut dhe të tryezës për të kërcënuar qeverinë dhe vendin me protesta dhe madje me skenare famëzeza të vitit 97”, theksoi Erla Mëhilli, zëdhënëse pranë PD-së.

Ajo shtoi se “Edvin Kristaq Rama dhe pinjollët e bllokut zgjodhën për shpalljen e platformës së rrebelimit komunist të vitit 97 ndrikullën e organizatës terroriste “Hakmarrja për Drejtësi” për të cilën u publikuan para 2 javësh dokumente që provojnë anëtarsinë familjare të saj në këtë organizatë”.

Më tej, Mëhilli tha se Partia Demokratike rikonfirmon edhe një herë garancinë se do të jenë ata dhe lidhjet e tyre kriminale që do të përballen me vendosmërinë dhe forcën e ligjit për cdo dhunim të tijë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›