Uashington festivali i muzikes Rithm Bluz

Rhythm and Blues apo R amp B eshte nje zhaner i muzikes Africano-Amerikane qe ka zene nje vend te vecante ne kulturen amerikane ne 70 vitet e fundit. R amp B eshte eksportuar kudo ne bote duke kapercyer barrierat e gjuhes dhe duke i bere te famshem ekzekutuesit e saj. Kohet e fundit muzika Rhythm and Blues dhe evoluimi i saj eshte bere objekt festimi ketu ne Uashington.
Rhythm and Blues. Ky eshte nje thesar amerikan me nje ndikim te fuqishem ne kulturen popullore. Funk Brothers nje grup i viteve 60 ekzekutoi keto dite pjese klasike te muzikes R amp B ne festivalin Folklife ne lendinen kryesore te Uashingtonit. Rhythm and Blues u shpik nga afrikano-amerikanet me shume se 70 vjet me pare. Emri R amp B eshte nje mjet marketingu por i referohet stileve te ndryshme muzikore duke perfshire ate Gospel dhe Elektric Blues qe ishin popullarizuar nga BB King.
Tani pas shtatedhjete vjetesh R amp B eshte ende i gjalle. Ne festimin e rastit ne Uashington mijera njerez te rinj dhe te moshuar kishin ardhur per te degjuar dhe kercyer. Disave u kujtoheshin episode nga shfaqja popullore televizive Train Soul qe vazhdoi per tridhjete e pese vjet rresht. Ne festival pati shume njerez qe degjonin te emocionuar apo qe kercenin. Loni Banc eshte drejtor i Muzeut Kombetar te Historise Africano-American. Ai hapi festivalin per muziken R amp B.
Kuptova se kjo ishte muzika qe na tha shume per Ameriken ishte edhe muzika qe fliste per dhimbjen per ekzistencen. Ne nje fare kuptimi ajo behet nje muzike universale dhe dihet qe muzika eshte infektuese. Ti mund te ndodhesh ne cdo vend te botes dhe degjon njerez njerez qe e shoqerojne ate me trokitjen e gishtrinjve sepse Rhythm and Blues eshte teper e vecante.
Ne festival ishte edhe kengetari i vjeter i R amp B-se Xheri Uilliams i njohur si swamp Dogg. Ai thote se ai dhe grupi i tij u ndikuan nga legjendat e viteve 40.
Rhythm and Blues per mua eshte si ato kenget e deshperimit. Sic e thote edhe kenga Uiski i keq me beri te largoheni nga shtepia e lumtur.
Nga vitet 50 dhe 60 Xhejms Braun e emocionoi publikun me nje tempo te re te R amp B-se nje stil qe vazhdoi per ti dhene forme rock and roll-it.
Nuk kaloi shume dhe artiste si Diana Ross dhe The Supremes e shfrytezuan suksesin e muzikes Rhythm and Blues.
Ne festival ishte edhe Mable Xhon e para artiste femer qe beri kontrate me firmen e regjistrimeve Motown. Ajo mbeshteti gjithashtu legjendarin Ray Charles. Mable thote se R amp B eshte nje forme arti qe gjithkush e kupton.
Rhythm and Blues eshte ritmi eshte mesazhi i zemres. Ne qofte se zemra jote dhemb kjo muzike e shpreh kete dhimbje. Ne qofte se zemra jote eshte e kenaqur ajo perseri e shpreh kete. Nese perpiqeni te jepni nje mesazh ajo mund ta shprehe kete mesazh. shte vete shpirti.
Ne vitet 70 dolen grupe si the Temptations dhe me pas Michael Jackson ndihmoi per ta perhapur R amp B-ne ne mbare boten.
Sot R amp B eshte ende ne zhvillim. Me ritmet e tipit boogie dhe do-wop ajo mbetet e rrenjosur thelle ne kulturen Africano-Amerikane. Por ky eshte tani nje term i pergjithshem per cdo muzike me ritme dhe melodi te forta qe i bejne njerezit te kercejne. Shume njerez thone se kjo muzike do te vazhdoje te rritet ne popullaritet sepse ajo kapercen moshen racen klasat sociale.