"Hiqe ministrin nga Priza”, nderohet me dy çmime në Maqedoni
Shfaqja më e fundit e regjizorit Arbër Jakllari "Hiqe ministrin nga priza, në festivalin e teatrit në Maqedoni u nderua me dy çmime.
Ajo u shpall si shfaqja më e mirë e festivalit dhe aktorja Cubi Metka, mori çmimin si aktorja më e mirë joprotagoniste. Në këtë aktivitet të përvitshëm morën pjesë shumë trupa të tjera nga hapësira mbarë shqiptare.
Në qëndër të komedisë është një fabul tragjikomike e një ministri të aksidentuar rëndë, që e mbajnë në jetë nëpërmjet një aparature vetëm për shkak të numërimit të votave sepse vota e tij ishte vendimtare për rënien ose jo të një qeverie angleze.
Pritet që kjo komedi të rikthehet në teatri Metropol në muaj shtatorë, ndërsa pritet që të marrë pjesë edhe në festivale të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.