Uashington, studentët kundër misionit në Afganistan
Protestuesit, të cilët ishin pjesë e një organizate të vetëquajtur “Studentët për një shoqëri demokratike” u përplasen me forcat e policisë, të cilat nuk i lejuan t’i afroheshin zyrave kryesore në Uashington.
Kjo protestë u zhvillua në përvjetorin e 8-të të ndërhyrjes së forcave ushtarake amerikane dhe të NATO-s në territorin e Afganistanit. Ndërhyrja në Afganistan erdhi pas disa negociatave të dështuara mes autoriteteve talebane dhe zyrtarëve të SHBA, të cilët u kërkuan udhëheqësve të atëhershëm afganë të dorëzonin krerët e Al-Kaedas.
Por siç dihet këto kërkesa nuk u plotësuan dhe më pas, me urdhër të presidentit Bush, me mijëra ushtarë amerikanë zbarkuan në tokën afgane, duke larguar nga pushteti forcat diktatoriale talebane që udhëhiqnin vendin.
Në Afganistan ndodhen afërsisht 100 mijë trupa, ku rreth dy e treta e tyre janë forca amerikane. Por pritet që trupat amerikane në Afganistat në fund të këtij viti, me kërkesë të vetë presidentit Obama, të rriten.