E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uashingtoni dhe Pekini Paqe mes Koreve

Këshillat

Qeveria kineze dhe një emisar i Uashingtonit në Phenian kanë shprehur sërish shqetësim për rrezikun e përplasjes ushtarake mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. Bill Richardson, një i dërguar amerikan që po viziton Korenë e Veriut, i bëri thirrje qeverisë së Phenian-it të tregohet shumë e matur, teksa Koreja e Jugut përgatitet për një stërvitje ushtarake. Manovra do të zhvillohet në një ishull të Koresë së Jugut, që u sulmua me artileri nga forcat e Veriut komunist muajin e kaluar. Kina thotë se situata në gadishullin korean është bërë tejet komplekse dhe bëhet fjalë për një çështje shumë të ndjeshme. Pekini u ka bërë thirrje të dyja palëve të mos ndërmarrin ndonjë veprim që mund të përshkallëzojë tensionin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›