E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundojnë punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Kanë përfunduar përpara afatit të parashikuar punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar, duke i hapur rrugë vijimit normal të qarkullimit në aksin Tiranë–Durrës dhe Durrës–Tiranë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se punimet për montimin e strukturës metalike u përmbyllën falë angazhimit me mjete dhe punëtorë të shtuar, duke mundësuar përfundimin e ndërhyrjes më herët se afati i planifikuar.

Përfundimi i kësaj faze të punimeve mundëson vijimin normal të lëvizjes së automjeteve në një prej akseve rrugore më të frekuentuara të vendit, duke lehtësuar qarkullimin mes Tiranës dhe Durrësit.

Mbikalimi i ri në Kashar është pjesë e ndërhyrjeve infrastrukturore që synojnë përmirësimin e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në këtë zonë me fluks të lartë trafiku.


/e.i/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›