Rrjeti i trafikut te droges ne 6 shtetet te BE-se nga vellezerit Hoxha
Oliver Alias, Dritan Hoxha i njohur me disa pseudonime, por që për autoritetet e drejtësisë italiane njihej si “arroganti” është cilësuar drejtuesi i rrjetit kriminal të trafikut të drogës dhe prostitucionit. Kjo nofkë, sipas dosjes hetimore, i është vënë për shkak të sjelljes së tij karshi rivalëve të trafikut dhe dhunës që ushtronte ndaj vartësve.
Nën urdhërat e “arrogantit”, sipas hetimeve italiane, kanë qenë 34 persona, të cilët tashmë janë arrestuar në 6 shtete të Evropës dhe rezulton që kanë lidhje gjaku e shoqërore me njëri-tjetrin. Kjo lidhje familjare, ka bërë që rrjeti kriminal të funksionojë për disa vite në Itali, Holandë, Belgjikë, Francë. Zvicër e Spanjë, ku të ardhurat e këtij krimi mendohet se janë investuar në Shqipëri nga vëllezërit Hoxha nga Librazhdi. Kjo pasuri, tashmë i është nënshtruar hetimit nga Prokuroria për Krime të Rënda në bazë të ligjit antimafia.
Në gjurmët e këtij trafiku ndërkombëtar, sipas hetimeve, drejtësia italiane ka rënë rastësisht, pas arrestimit të një shtetase rumune, e cila ishte shfrytëzuar për prostitucion. Ajo ka pranuar të tregojë rrjetin e prostitucionit të drejtuar nga Oliver Alias, Dritan Hoxha, që më pas hetuesit kanë zbuluar rrjetin e sofistikuar të kokainës, heroinë dhe ekstazit në vendet e BE-së.
Për llogari të këtij grupi, janë arrestuar 34 persona. 7 janë arrestuar në Shqipëri dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, 12 persona janë arrestuar në Itali, 6 të tjerë në Blegjikë, 3 në Zvicër dhe një në Spanjë e një në Holandë. Edhe pas arrestimit të Dritan Hoxhës, nga burgu i Milanos, ka arritur të drejtojë trafikun deri në momentin e arrestimit të të gjithë grupit më 10 prill në disa vende të Evropës me ndihmën e Prokurorisë për Krime të Rënda, Eurojustit dhe Europolit.