Uashingtoni pret kancelaren gjermane Angela Merkel
Merkel do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, dhe më pas është parashikuar që të mbajë një fjalim solemn para Kongresit me rastin e 20-vjetorit të rrëzimit të Murit të Berlinit.
Gjatë takimit me Obamën do të diskutohet për çështjet lidhur me Afganistanin dhe Iranin, si dhe për ndryshimet klimatike dhe krizën ekonomike. Në këtë kuadër, Merkel do të diskutojë me Obamën për rregullimin e tregjeve financiare.
Më pas, Angela Merkel pritet të shkojë në Capitol Hill për t'iu drejtuar të zgjedhurve të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve me një fjalim ku do të përmendet edhe rrëzimi i Murit të Berlinit, disa ditë para 20 vjetorit të kësaj ngjarjeje historike.